Soreca takon të riun shqiptar që krijoi platformën “Akademi.al”

AKTUALITET



Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka takuar 23-vjeçarin shqiptar Dean Çelaj i cili gjatë pandemisë krijoi platformën arsimore online Akademi.al e cila u përdor nga studentë dhe mësues gjatë karantinës dhe më tej.

Soreca shkruan se platforma arsimore e shqiptarit është një shembull i të menduarit të zgjuar. Ata diskutuan se si BE mund ta mbështesë Çelajn në të ardhmen pasi për Sorecën ai është një nga europianët që bën diferencën.


STATUSI NGA LUIGI SORECA

Deani mishëron në mënyrë të përsosur profilin e të rinjve. I ndritshëm, inovativ dhe i përkushtuar për të punuar për komunitetin e tij. Platforma e tij arsimore multimediale është një shembull i të menduarit zgjuar. Ne diskutuam se si BE mund ta mbështesë atë në hapat e ardhshëm. Deani është një europianët që bën diferencën.

Dean perfectly embodies the profile of the🇦🇱 #youth. Bright, innovative & committed to work for his community. His multimedia education platform is an example of smart thinking. We discussed how #EU🇪🇺can support him in the next steps. Dean is one of #EuropeansMakingADifference🇪🇺! https://t.co/BDYI5wAeFE

— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) July 22, 2021