S&P konfirmon vlerësimin në “B+” dhe perspektivën “të qëndrueshme”

EKONOMI


Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj (30 Korrik 2021), konfirmon për Shqipërinë vlerësimin aktual në “B+”, si dhe me perspektivë “të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se ekonomia do të ringrihet gjatë këtij viti dhe  parashikon një rritje ekonomike prej 5% dhe se deri në fund të 2021 Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) do të rikuperohet në nivelet e vitit 2019 (para pandemisë).

Agjencia pret që deficiti fiskal, i cili u rrit fort në 2020, do të fillojë të ulet që nga 2022 dhe do të kontribuojë që niveli i borxhit publik ndaj PBB të fillojë të ulet, ndërsa ekonomia rikuperohet dhe shpenzimet për masat kundër pandemisë do të shuhen.



Skip to toolbar