“SPAK ka sekuestruar asete me vlerë 500 milionë euro”/ Karamuço: Në Shqipëri ka krim transnacional, koka e grupit jashtë vendit

AKTUALITET


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në Shqipëri ka krim të organizuar, por jo grupe të strukturuara.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se ka krim transnacional, ku kreu i grupit është nga jashtë vendit.

Sipas Karamuços, në Itali pastrohen çdo vit 25 deri në 35 milionë euro, shqiptarët kanë pjesën e tyre, dhe paratë i sjellin në Shqipëri për t’u pastruar. Eksperti shtoi se SPAK ka sekuestruar asete me vlerë 500 milionë euro.

“Kemi njësi të inteligjencës së Bankës Shtetërore Italiane, në çdo vit, raporti i fundit i  2025, ka vlerësuar se në Itali pastrohen 25 milionë deri 35 milionë euro. Qarkullojnë 100 miliardë euro.. Një nga komponentët kryesorë të pastrimit janë grupet e organizuara kriminale, ku fraksione të tyre janë edhe shqiptarë. Të gjitha vendet kanë fraksionet e tyre ku janë atashkuar edhe grupet shqiptae. Ata kanë përqindjen e tyre, dhe në një mënyrë apo tjetër vijnë në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar asete në vlerën e 500 milionë eurove. Aty ku ka atrofizim do të thotë se ka pasur tendencë për të pastruar. Sjellja e ndërtuesve, e sipërmarrësve, do të thotë, në çfarë burimesh lundron ti. Sa i sigurt je ti, ke marrëdhënie me bankën apo me diçka tjetër.

Edhe ky komponent, do të vlerësojë a jemi për t’u futur sërish në zonën gri, apo do jemi në këtë situatë dhe mbetemi po aty. A ka krim të organizuar në Shqipëri? Po, ka. Nuk kemi grupe të strukturuara. Ka krim transnacional, nuk e gjen kokën këtu. Po blejnë asete të turizmit, që janë ndërtuar nga biznesmenë të tjerë. Grupe të caktuara, shumë të rrezikshme kriminale, kanë këto lloj profili”, theksoi ai.



Skip to toolbar