SPAK mbyll hetimet për Veliajn/Petraj: Dy çështjet e dosjes do të rrëzohen gjatë rrugës

AKTUALITET


Avokati Edmond Petraj ka reaguar lidhur me përfundimin e hetimit ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i cilësuar si të pabazuara dhe të pasakta akuzat për shpërdorim detyre dhe “konflikt interesi”.

Petraj tha në “Real Story” se dy nga pikat kyçe të çështjes nuk qëndrojnë në aspektin juridik.

“Duhet mbrojtur fort nga SPAK ajo për të cilën ajo e cila nuk më duket aspak bindëse  e gjithët situate, ku flitet për shpërdorim detyre dhe aq më tepër konflikti i interesit, Ajola Xoxa është direkt aplikuese e lejes? E dyta është te pjesa  e rrugës, rrugët në përgjithësi miratohen me planprojekt  me mazhorancën në këshillin bashkiak Këto dy element administrative, kam përshtypjen që konflikt i interesit do të bjerë ashtu do bjerë futja e sendeve të paligjshme në qeli”, tha ai.

Hetimet ndaj Veliajt janë pjesë e një dosjeje më të gjerë të nisur nga SPAK mbi çështje që lidhen me abuzimin me lejet e ndërtimit dhe projektet publike në Tiranë. Vetë kryebashkiaku nuk ka komentuar ende publikisht mbi akuzat.



Skip to toolbar