SPAK pohon vjedhjen e e-maileve: Dolën informacione, por jo dosje hetimore. Dy të arrestuar

AKTUALITET


Prokuroria e posaçme sqaroi opinionin publik dhe mediat ne lidhje me nderhyrjen e pa autorizuar ne e-mailet e disa prokurorve per te marre ne menyre te pa ligjshme informacione mbi dosjet hetimore nga ky institucion. SPAK deklaroi se nderhyrja eshte kryer mbremjen e 12 marsit, ku edhe eshte realizuar marrja e informacioneve nga hakerimi I adreseva të prokurorëve por jo dosje hetimore.

Nga ana tjeter SPAK thekson se sistemi i brendshem i IT-se nuk eshte cenuar. Pas mbledhjes ne menyre urgjente u moren masa per zbulimin e autoreve duke vene ne pranga dy persona, Arnold Rrokaj qe dyshohet se ka realizuar edhe nderhyrjen dhe me pas materialet e perftuara ia ka derguar shtetasit Zambak Gjonit edhe ky i vene ne pranga. Gjithashtu u tentua te nderhyej edhe ne emailin e drejtuesit te spak Altin Dumani, por pa sukses.

“Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posaçme nisi hetimin e brendshëm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk është cënuar. Njëkohësisht, janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit. Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK.”

Prokuroria ka dyshime se personat e arrestuar, Zambak Gjoni qe me heret ka mbajtur postin e drejtorit ne burgun e Vlores dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlore, kane bashkepunuar me persona te tjere ne kuader te grupit te strukturuar kriminal. Gjate kesaj periudhe tre javore, SPAKka marre ne pyetje disa persona te cileve keto informacione te mara nga emailet e prokuroreve iu jane shperndare ne telefonat e tyre.

Ne te njejten kohe, jane sekuestruar edhe pajisjet me te cilat eshte kryer nderhyrja si dhe materialet e shkarkuara. Me argumentin e ruajtjes së sekretit hetimor spak nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me arrestimin e dy personave të dyshuar për të cilët gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg.



Skip to toolbar