Dosja ‘Partizani’/ Sali Berisha më 23 janar në SPAK, dy ditë pas tij dhëndri

AKTUALITET


SPAK do të marrë në pyetje më 23 janar, Sali Berishën dhe me 25 janar, Jamarbër Malltezin. Ndërsa në 24 janar është caktuar seanca në Apelin e Posaçëm.

Më herët,  avokatët e ish-kryeministrit kanë kërkuar shtyrje të seancës, pasi pretendojnë se kanë një agjendë të përcaktuar të enjten duke kërkuar një orë dhe datë tjetër për të shoqëruar Berishën.

“Ditën e sotme në oren 09:30 ishte parashikuar që SPAK të merrte në pyetje Jamarbër Malltezin. Por avokatët e tij mbrojtës kanë kërkuar shtyrje të kësaj seance. Është caktuar që javën e ardshme të zhvillohet seanca e marrjes në pyetje. E njëjta kërkesë është depozituar në SPAK nga ana e avokatëve të Sali Berishës. SPAK ka pranuar kërkesën e avokatëve të ish kryeministrit Berisha. Apeli ka njoftuar se ka regjistruar ankimimin e Berishës për heqjen e masës së arrestit shtëpiak. Do të jetë gjyqtarja Ilirjana Olldashi që do ta shqyrtojë kërkesë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Ish-kryeministri mbahet i izoluar në banesë prej datës 30 dhjetor, pasi gjykata caktoi masën e arrestit ne shtëpi me kërkesë të prokurorisë se posdacme.

Prokuroria e Posaçme do të marrë në pyetje të mërkurën Jamarbër Malltezin, i cili po ashtu ndodhet në arrest shtëpie. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha u arrestua nga SPAK për korrupsion e pastrim parash, për te njëjten çështje atë të privatizimit të ish kompleksit “Partizani”.



Skip to toolbar