“SPAK të hetojë 21 Janarin”/ Gjykata e Lartë urdhëron hetimet për vrasjen e 4 protestuesve

AKTUALITET


Zbardhet vendimi i Gjykatës së Lartë që urdhëroi SPAK të nisë hetimet për vrasjet e 21 Janarit.

ABC News ka rritur të sigurojë vendimin e zbardhur. Ky vendim i vihet në dispozicion Prokurorisë dhe familjarëve të viktimave.

VENDIMI:

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në konformitet me përcaktimet e neneve 291, pika 4 dhe 441, pika 1, shkronja “dh”, të Kodit të Procedurës Penale

VENDOSI:

Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023.



Skip to toolbar