SPAK-ut i shtohen edhe dy prokurorë

Më të fundit


Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të ketë edhe dy prokurorë të rinj. Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në përfundim të procesit të pikëzimit, ka renditur prokurorët Adnan Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejkon me 180 pikë.

Në maj, KLP-ja shpalli dy vakanca për ngritjen në detyrë të prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme dhe dy kandidatët që shprehën interes janë z. Adnan Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Deri më tani, KLP ka emëruar 15 prokurorë në SPAK, ndërsa kjo e fundit, javët që lamë pas ka kryer me sukses një sërë operacionesh, ku janë goditur dhe ish-zyrtarë të lartë të shtetit.



Skip to toolbar