Spartak Ngjela: Pse Sali Berisha lodhet kot!

Më të fundit


Avokati Spartak Ngjela ka komentuar lëvizjen politike të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

Siopas Ngjelës, Sali Berisha lodhet kot, pasi sipas tij nuk është shkelur asnjë e drejtë ligjore që të ankohet në Gjykatë.

“Kot lodhet Saliu. Nuk ka një vendim gjykate që të vërtetojë se ai ka bërë një kongres ligjor të Partisë Demokratike.

Kot së koti lodhet; nuk ka asnjë akt juridik gjyqësor që të provojë se ai, me të gjithë grupin e tij, ka bërë një lëvizje ligjore dhe ka nxjerrë një akt juridik të vlefshëm për të rrëzuar Lulzim Bashën, kryetarin aktual dhe të zgjedhur në rrugë ligjore të Partisë Demokratike.

Pyetja është: derisa ka të drejtën e tij të shkelur; pse Saliu nuk i drejtohet gjykatës?

Përgjigjja është shumë e qartë: sepse ai nuk ka një të drejtë ligjore që i është shkelur.

Dhe këtu mbyllet gjithçka.

Një e drejtë e shkelur, zgjidhet vetëm me një vendim gjyqësor. Rruga e forcës, është vepër penale”, thekson Ngjela.



Skip to toolbar