Ministrja e shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar presidentin Ilir Meta në lidhje me letrën që ai ka dërguar krerëve të OSBE-së të cilëve u kërkon që të ndërmjetësojnë zgjidhjen e krizës politike në vend. I menjëhershëm ka qenë reagimi i zëdhënëses së qeverisë e cila shkruan në një mesazh në twitter se përmes kësaj letre Meta pranon se nuk është më mbi palët, por është udhëheqësi i njërës palë, pra i opozitës.
“Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk”, – shkruan Spiropali.
Prej kohësh presidenti përmes akteve të tij ka treguar se nuk qëndron më mbi palët por se është palë me opozitën me të cilën i kanë bashkërenduar qëndrimet për të gjitha çështjet si për zgjedhjet e 30 qershorit, si për dekretin e 13 tetorit dhe së fundi për çështjen e teatrit kombëtar. Ndërkohë që Basha u shfaq menjëherë në krah të artistëve protestues, Meta nxitoi të ankimonte ligjin për shembjen e teatrit të Gjykatën Kushtetuese. Pra një veprim i bashkë koordinuar mes palëve.