Elisa, socialiste vetëm në “zemër”/ Spiropali përjashtohet nga grupi kuvendor i shumicës

#NËRADAR


Përjashtimi i Elisa Spiropalit vuloset me votë. Grupi parlamentar socialist me shumicë dërrmuese votash vendosi përjashtimin e Elisa Spiropalit si deputete e PS.

Përjashtimi u propozua nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, si vendim i Asamblesë së Përgjithshme të PS, dhe shumica e deputetëve ngritën dorën, përveç Braçes dhe Çuçit, që i dolën në krah Spiropalit, abstenuan, dhe ulën kokën.

Vetë Spiropali nuk ishte pjesë e mbledhjes për të kundërshtuar përjashtimin e saj.

Në mungesë të saj, pas mbledhjes, Balla njoftoi, me keqardhje, divorcion përfundimtar të PS me Spiropalin.

“Do të keni dokumentacionin që do i vihet në dispozicion Kuvendit në lidhje me këtë vendimmarrje të asamblesë së përgjithshme të PS, që u njoftua sot dhe në grupin parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje.” tha Balla.

Prej shkurtit të këtij viti, Elisa Spiropali nisi një betejë kundër PS dhe Edi Ramës pas shkarkimit si ministre e jashtme.

Kulmin e arriti me revolucionin e flamingove, kur kërkoi largimin e Edi Ramës dhe zgjedhje në PS.

Flamingot i hoqën PS edhe një tjetër deputete, neomalesoren Marjana Koceku.

Me largimin e Kocekut dhe përjashtimin e Spiropalit, PS shkon në 81 mandate, por mbetet sërish forcë e parë qeverisëse solide.

Kurse Spiropali, mbetet thjesht një deputete e pavarur, e cila tani do të duhet të ulet në karriget e opozitës në parlament, për të vijuar e vetme si betejën politike kundër Edi Ramës, ashtu si betejën personale për evazionin fiskal të bashkëshortit dhe bizneseve të familjes së saj, duke mos përdorur më logon e PS për të kërcënuar inspektorët tatimorë.

Tani do duhet të përballet edhe me drejtësinë, në SPAK.



Skip to toolbar