Stërvitja e parë ndaj Kroacisë, Sylvinho me grup të plotë për sfidën e radhës të Evropianit

Më të fundit


Pavarësisht se ëndërronim një nisje historike, të aventurës së dytë, në finalet e një Kampionati Evropian të futbollit, “Të Kaltërit” e Italisë na treguan se jemi ende larg të qënurit “të barabartë” me “gjigantët” e futbollit, në “kontinentin e vjetër”, teksa në sfidën e parë, të Euro 2024 u mundëm me rezultatin e ngushtë 2 me 1, nga kampionët në fuqi të Evropës dhe tashmë kemi nisur të mendojnë për sfidën e radhës.

Kështu, pas përfundimit të përballjes në Dortmund, “Legjionarët” janë rikthyer në kampin e tyre stërvitor, në Kaiserau, aty ku kanë vijuar përgatitjet, për sfidën e mesditës së 19 qershorit, ndaj Kroacisë, sfidë e cila do të vendosë përfundimisht fatin e Kombëtares “kuqezi”, në këtë rrugëtim, që shpresojmë të jetë i gjatë.


Në kuadër, të kësaj sfide kanë nisur edhe përgatitjet, me “Legjionarët”, që kanë kryer seancën e parë zyrtare stërvitore. Në pamjet e siguruara nga ABC News, duket që grupi të jetë i plotë dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, Jasir Asani pritet të jetë i gatshëm për sfidën e radhës, pavarësisht se fillimisht u përfol se pësoi një dëmtim në sfidën ndaj Italisë. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar