Stërvitja në det të hapur shkon keq, rrëzohet helikopteri me 6 pasagjerë në Norvegji

BOTA


Shërbimet e shpëtimit të Norvegjisë janë vendosur në gatishmëri pasi një helikopter që ka transmetuar një sinjal shqetësimi pranë ishullit Sotra, në perëndim të Bergenit, ka humbur nga radari.

Një operacion shpëtimi po vijon për personat që ndodheshin në bordin e helikopterit, pas raportimeve për vendndodhjen e tyre në zonën detare.


Sipas gazetës Stavanger Aftonblad helikopteri i përkiste kompanisë Bristow dhe po stërvitej së bashku me një varkë të Kryqit të Kuq në Byfjorden. Ai u raportua i humbur 17 minuta pas stërvitjes, të mërkurën në mbrëmje.

Vlerësohet se në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë persona. Siç raportojnë mediat norvegjeze, ata janë nxjerrë nga deti dhe janë dërguar në spital.

Një person është konfirmuar i vdekur pas aksidentit, ndërsa ende nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të 5 të tjerëve.




Skip to toolbar