Stërvitja ushtarake ‘Steadfast Defender 2024’/ Moska: Manovrat e NATO-s mund të kenë pasoja tragjike

BOTA


Manovrat e NATO-s Steadfast Defender 2024, të cilat do të zhvillohen nga Shkurti në Maj dhe do të jenë më të mëdhatë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, mund të çojnë në “pasoja tragjike për Evropën”. Kështu tha të premten zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova.

Sipas zëdhënëses, të cituar nga agjencia Ria Novosti, këto janë “manovra të cilat për nga natyra janë haptazi provokuese”.

“Për disa muaj një forcë prej 90.000 ushtarësh nga 31 vende të NATO-s dhe Suedia do të veprojnë në mënyrë aktive përgjatë kufijve rusë, nga Norvegjia në Rumani.

Është një iniciativë që synon përkeqësimin e qëllimshëm të situatës, e cila rrit rrezikun e incidenteve dhe përfundimisht mund të çojnë në pasoja tragjike për Evropën”, u shpreh ajo./abcnews.al



Skip to toolbar