Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkoi mbështetje financiare dhe ndërhyrje në godinat e gjykatave për të ulur numrin e madh të dosjeve ne pritje për gjykim.
Në seancë u përball me kritika nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, por edhe ajo e Partisë Demokratike Dhurata Çupi për vendimmarrje të vonuara nga KLGJ apo mos marrje të masave për të eliminuar çështjet e prapambetura Llagami premtoi se nëse do të marrë mbështetjen e duhur financiare për shtimin e personelit nëpër gjykata apo edhe ndërhyrjen në godina, për 3 vite merr fund edhe stoku i madh i dosjeve.