Strategji për çështjet e prapambetura, Llagami: Thirrje për bashkëpunim çdo gjyqtari dhe të gjithë pushteteve

AKTUALITET


Naureda Llagami është shprehur se KLGJ ka ardhur me një produkt që synon adresimin e çështjeve të prapambetura në gjykatat e vendit. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e KLGJ-së, Llagami i ka bërë kërkesë për bashkëpunim çdo gjyqtari, por edhe qeverisë dhe kuvendit për t’i dhënë sistemit atë që i është premtuar popullit për Reformën në Drejtësi.

Llagami: Në vazhdën e iniciativave konkrete, KLGJ vjen me një produkt që synon adresimin e çështjeve të prapambetura në gjykatat tona. Përballje për herë të parë të një problematike që prek thelbin e shtetit ligjor. Nuk është thjesht problemi i KLGJ-së, është një problem kombëtar që kërkon një strategji gjithëpërfshirëse. I bëjmë thirrje për bashkëpunim çdo gjyqtari, por edhe të gjithë pushteteve, qeverisë dhe kuvendit për t’i dhënë sistemit atë që i premtuam popullit për Reformën në Drejtësi edhe mbështetjen buxhetore.

Strategjia e paraqitur për mbështetje dhe që synon uljen e stokut nëpër gjykata, është hartuar e konsultuar. Jemi të vetëdijshëm që backlogu, pengesë reale që qytetarët të marrin drejtësi brenda afateve. Lidhet me respektin e të drejtave të njeriut dhe me besimin që jo vetëm tek drejtësia, por edhe te shteti i së drejtës. Backlogu, problem kronik. Nevoja që sot të ngrihemi mbi interesat personale. Sot është koha për veprim.

Masat lidhen me mbajtjen e funksionit bazë në planin afatshkurtër dhe ndihmojnë në standardet evropiane dhe nevojat e shoqërisë. Strategji që të jetë e sukesshme kërkon bashkërendim me të gjithë aktorët, me Ministrinë e Drejtësinë ashtu dhe me Kuvendin. Në këtë frymë bashkëpunimi, debati konstuktiv, së shpejti do të kemi rezultatet konkrete. Le të jemi bashkë edhe njëherë për hir të qytetarit sot.



Skip to toolbar