Studimi: S’ka asnjë provë që varianti i ri, i shpëton mbrojtjes nga vaksina

CORONAVIRUS


Një raport i ri i botuar në revistën ‘New Englanc Journal of Medicine’ tregon se vaksina anti-Covid, Pfizer-BioNTech mund të mbrojë njerëzit nga variantet e reja të koronavirusit, përfshirë atë të Afrikës së Jugut të quajtur B.1.351.

Për studimin, hulumtuesit e Pfizer dhe nga Dega Mjekësore e Universitetit të Teksasit, prodhuan gjenetikisht versione të virusit për të kthyer disa nga mutacionet e gjetura në B.1.351. Ata i testuan ato kundër monstrave të gjakut të marra nga 15 persona që kishin marrë dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech, si pjesë e një studimi klinik.


Ndërsa monstrat e serumit të gjakut prodhuan më pak aktivitet të antitrupave neutralizues, ishte e mjaftueshme për të neutralizuar virusin, shkruan ata.

Kjo është në përputhje me studimet e mëparshme, dhe është brenda asaj që shihet në viruset e tjera, tha një nga studiuesit.

“Megjithatë ne nuk e dimë akoma saktësisht se cili nivel neutralizimi kërkohet për mbrojtje kundër Covid-19 ose infeksionit. Eksperienca jonë me vaksinat e tjera na tregon se ka të ngjarë që vaksina Pfizer ofron një mbrojtje relativisht të mirë kundër këtij varianti të ri virusi”, tha Weaver, autor i studimit dhe drejtor i Institutit për Infeksionet Njerëzore dhe Imunitetin, në Universitetin e Teksasit.

Kompania Pfizer ende nuk ka asnjë prove materiale që varianti i ri, i shpëton mbrojtjes së ofruar nga vaksina e tyre.

“Sidoqoftë, Pfizer dhe BioNTech janë duke ndërmarrë hapat e nevojshëm, duke bërë investimet e duhura, dhe duke u përfshirë në bisedat e duhura me rregullatorët për të qenë në një pozitë për të zhvilluar dhe kërkuar autorizim për vaksinën”, tha kompania Pfizer në një deklaratë.

Nga ana tjetër, një ekip studiuesish nga Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe Moderna botuan një raport në të njëjtën revistë duke përshkruar gjetjet nga një eksperiment që ata raportuan muajin e kaluar.

Ata gjithashtu raportuan një reduktim në përgjigjen e antitrupave ndaj viruseve të krijuara gjenetikisht për të parë si variant B.1.351, por jo një reduktim të mjaftueshëm për ta bërë vaksinën të funksionojë më pak në mënyrë efektive.

Ata nuk gjetën asnjë ulje të efikasitetit ndaj një varianti të parë të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, të njohur si B.1.1.7./ Nga Amanda Sealy and John Bonifield, CNN/ abcnews.al




Skip to toolbar