Stuhia bën gjëmën në Dhërmi dhe Himarë

AKTUALITET


Moti i keq me erë të fortë dhe me shi të dendur ka shkaktuar shumë dëme në zonën e bregut, veçanërisht në Dhërmi dhe Himarë ku siç shihet edhe nga fotot si pasojë e stuhisë pothuajse janë shkatërruar lokalet e ndërtuara pranë bregut të detit.

Deti me fuqi deri në 9 ballë me dallgë të larta ka hyrë në dyqanet tek shëtitorja e Himarës.

Banorët e Himarës tregojë se ky det nuk është parë asnjëherë prej shumë dekadash.

Siç duket dhe nga pamjet, dallgët kanë sjellë të gjithë rërën e plazhit në shëtitore dhe situata është kritike.



Skip to toolbar