Studenti hap zjarr në klasë, qëllon shokët dhe veten

AKTUALITET


Të paktën një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një student 19-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të tij të klasës dhe më pas vrau veten. Ngjarja ka ndodhur në një kolegj në qytetin e Lindjes së Largët të Blagoveshchensk të Rusisë. Studenti u shfaq i armatosur me një armë gjahu, dhe hapi zjarr në klasën e tij, duke plagosur rëndë disa persona, njëri prej të cilëve ndërroi jetë për shkak të plagës. Kur policia mbërriti në vendngjarje, vrasësi nuk pranoi të dorëzohej dhe ia ktheu armën vetes.

Trupat e dy personave, përfshirë sulmuesin, u zbuluan në vendngjarje, – ka konfirmuar policia. “Tre të tjerë u plagosën nga të shtënat në kolegj. Të plagosur kanë mbetur dy adoleshentë dhe një djalë të ri”, njoftuan autoritetet.


Ligji për armët e zjarrit në Rusi u lejon qytetarëve më të vjetër se 18 vjeç të marrin licencën e armëve për vetëmbrojtje, sporte dhe gjueti, si dhe për koleksionistët.

Hetuesit ende nuk kanë krijuar idenë e qartë për shkaqet e këtij sulmi, por dyshojnë se studenti ka pasur armiqësi me shokët e klasës.




Skip to toolbar