Stuhia ‘Ciaran’/ Parashikohet mot me erë të fortë e shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata

AKTUALITET


Ditën e djeshme (3 nëntor) vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’ që tashmë ka goditur pjesën më të madhe të Evropës duke shkaktuar dëme të shumta dhe viktima.

E njëjta situatë me stuhi ere të shoqëruar me rrebeshe shiu dhe shtrëngata pritet të vijojë edhe gjatë ditës së sotme (4 nëntor) sipas njoftimit të dhënë nga Shërbimi Meterologjik Ushtarak (SHMU) për vendin tonë.

“Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike si pasojë e periferisë së një stuhie të fortë që ka përfshirë jo vetëm vendin tonë por edhe një pjesë të madhe të europës. Në këtë mënyrë për ditën e shtunë nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira të dendura e reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave”, ka njoftuar dje SHMU.

Ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur 5°C minimalja deri në 20°C maksimalja në rang vendi.

Policia e shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin.



Skip to toolbar