3 të vrarë në selinë e shërbimit sekret rus para takimit me Putin

BOTA


Një person ka hapur zjarr në selinë e shërbimit sekret rus FSB, duke vrarë 3 persona dhe plagosur disa të tjerë. Mendohet se 3 viktimat janë oficerë, pasi dëshmitarët thonë për Reuters se kanë parë policë të shtrirë në rrugë.

Agresori qëlloi me kallashnikov në hollin e ndërtesës dhe mendohet se është vrarë nga policia. Detajet nuk janë ende të qarta, por në disa video të postuara në mediat sociale, dëgjohet zhurma e të shtënave me armë në zonë ndërsa video të tjera treguan burra të armatosur duke ikur nga selia e FSB në Sheshin Lubyanka. Pesë ambulanca u panë gjithashtu duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi ndodhi në prag të ditës së shërbimeve të sigurisë, një festë e veçantë për stafin e sigurisë, në Rusi, ku edhe Vladimir Putin po shkonte në takim.



Skip to toolbar