I riu me plagë në kokë e këmbë, policia shoqëron ata që e çuan në spital

AKTUALITET


Një person ka përfunduar i plagosur në kokë dhe në këmbë me mjete të forta. I plagosuri Santi Xhaferri, 38 vjeç, fillimisht u dyshuar se ishte plagosur me armë zjarri, por nga këqyrja e mëtejshme e bërë nga mjekët rezultoi se dëmtimet janë shkaktuar me mjete të forta. I plagosuri u dërgua rreth orës 18:20 në Sanatorium, në Sauk nga kalimtarë të rastit, që e gjetën të shtrirë në rrugë.

Plagosja erdhi si pasojë e një konflikti fizik me një shtetas tjetër, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja ka ndodhur ne afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Elbasanit në drejtim të Saukut.


Policia po merr në pyetje personat që kanë shoqëruar të plagosurin në spital, për sqarimin e  rrethanave te ngjarjes.




Skip to toolbar