Një person ka hapur një sulm me armë zjarri ndaj qytetarëve që ndodheshin në një park në Brooklyn në New York.
Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i vdekur një person, ndërsa janë plagosur 11 të tjerë. Ky është një raport paraprak që paraqesin mediat e huaja, por bilanci i viktimave dhe i të plagosurve pritet të jetë më i lartë. Viktima është një 38-vjeçar, i cili ka marrë disa plumba në kokë.
Sulmi ndodhi gjatë një eventi që po zhvillohej në park, ndërsa policia nuk ka mundur ende të arrestojë agresorin.
Nuk ka ende asnjë informacion se kush janë arsyet e sulmit në SHBA.