Sulm terrorist në Francë? Vriten me thikë tre persona

BOTA


Sulm me thike në zonën e kishës së Notre-Dame, në Nisë. Sipas të dhënave të para, të bëra me dije nga BFM-TV, ka të paktën tre të vdekur dhe 7 të plagosur. Sipas disa dëshmitarëve një gruaje ju pre koka.

Agresori është ndaluar nga policia dhe është transportuar në spital. ‘Falë policisë autori i sulmit me thikë është ndaluar’ ka shkruan në Twitter bashkiaku Christian Estrosi, duke publikuar edhe foto të ndryshme nga vendi i ngjarjes. Qytetari i parë, që ka shkuar edhe në vendin e sulmit, u ka kërkuar banorëve të evitojnë zonën e krimit.


Ndër të tjera një minutë heshtje është mbajtur në Asamblenë Kombëtare, ku ndodhej kryeministri francez Jean Castex në momentin e sulmit, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes.




Skip to toolbar