“Sulmet e Izraelit, terrorizëm”/ Erdogan: Irani po mbron veten

BOTA


Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të mërkurën se Irani po mbronte veten kundër sulmeve të paligjshme dhe “të çmendura” të Izraelit dhe asaj që ai e quajti “terrorizëm shtetëror”.

Ai shtoi se vetëmbrojtja e Iranit ishte e natyrshme, ligjore dhe legjitime, shkruan Reuters.

Duke folur para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, AK në parlament, Erdogan tha gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar fqinjin e Turqisë, Iranin, pa pritur përfundimin e bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar se Ankaraja dëshironte të shihte çështjet të zgjidheshin përmes diplomacisë.

Ai deklaroi se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje.



Skip to toolbar