Sulmet në Kosovë, Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj tre agresorëve

KOSOVA


Prokuroria Speciale ka kërkuar paraburgim ndaj tre agresorëve të arrestuar në veri të Kosovës. Ata akuzohen për terrorizëm nga insitucionet e drejtësisë, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë së dielës në Banjskë të Zveçanit.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, njofton prokuroria, sipas mediave të Kosovës.

Trë agresorët u kapën nga blutë e Kosovës, teksa në total ishin të paktën 30 persona që sulmuan me municion luftarak policinë.



Skip to toolbar