Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit mbrëmjen e së martës. Ai thotë se kjo krizë e ka zanafillën me 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin dhe vrau mbi 1 mijë persona.
Megjithatë, sipas tij, kundërpërgjigjia e Izraelit ishte brutale pasi sot flitet për mbi 40 mijë të vrarë në Gaza.
“Daton më herët, zanafilla e kësaj krize është 7 tetori. Izraeli i ka dhënë mjaft forcë këtij fakti se u sulmuan në mënyrë të pabesë nga terroristët dhe kamikazë që vranë gra fëmijë, hynë në jetën civile të një shteti në mënyrë të pabesë dhe dëmi mbi civilët ishte i konsiderueshëm. Edhe kundërpërgjigjia ishte mbi 40 mijë të vrarë, totalisht shproporcionale. Po të shohësh se sa punonjës agjencish ndërkombëtare, sa gazetarë janë vrarë në Gaza, kjo flet për një kundërpërgjigje brutale nga Izraeli. Fakti që sot kryeministri izraelit kërkohet nga GJND si i pandehur…është pak a shumë si vendimi për Putin, mund të shkojë këtu…SHBA dënuan shpalljen e tij si person të pandehur dhe kjo mjafton për t’i dhënë një forcë më të madhe ati me drejtësinë.”, u shpreh ai.
Sipas tij, kryeministri izraelit mori një mesazh me vizitën në Kongresin Amerikan.
“Gjendja në Amerikë është e ngrirë. I vetmi zhvillim që dha një sinjal për njërin nga dy kandidatët ishte fakti që kur Netanyahu vizitoi Kongresin, Kamal Harris nuk vajti dhe nuk asistoi dhe ishte një mesazh i fortë për vetë Netanyahun. Palët kanë frikë se nëse marrin krah, mund të humbin vota se shumë votues myslimanë jetojnë atje.”, shtoi Minxhozi./abcnews.al