Sulmi me çekiç ndaj ish-aleatit të Navalnyt, Lituania: U sulmua nga shërbimet speciale ruse për të trembur opozitën

BOTA


Dy ditë më parë, aleati i opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalnyt, u sulmua me çekiç pranë shtëpisë së tij në Lituani.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë kundërzbulimin lituanez, thuhet se ai u sulmua për të trembur opozitën ruse, që të mos ndërmarrë veprime gjatë zgjedhjeve të kësaj jave.

Shefi i sigurisë Darius Jauniskis u tha gazetarëve se sulmi ndaj Leonid Volkov në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë, ka të ngjarë të ishte vepër e shërbimeve speciale ruse.

Volkov ka qenë në krye të zyrave rajonale dhe fushatave zgjedhore të Navalny-t dhe u largua nga Rusia disa vite më parë nën presionin e autoriteteve.

Ai u sulmua me çekiç pranë shtëpisë së tij mbrëmjen e së martës. Kremlini më herët refuzoi të komentojë mbi sulmin ndaj tij.



Skip to toolbar