Sulmi ndaj KZAZ, Braçe: Voltana dhe çdo barbar të përballen me ligjin

Më të fundit


Qeveria ka dënuar ashpër ngjarjen e Shkodrën, ku punonjësit e Bashkisë i vunë zjarrin KZAZ-së, por edhe sulmet e tjera ndaj institucioneve zgjedhore, si në Tropojë dhe Kamëz, madje duke kërkuar që çdo agresor të përballet me ligjin

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, i cili përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ka shkruar se Ademi ka shkelur ligjin dhe është njeriu që i ka bërë më shumë dëm Shkodrës në këto 30 vitet e fundit.

Duke publikuar një urdhër të firmosur nga kryebashkiakja demokrate, Braçe shkruan se ajo e ka shpallur veten pronare të shkollave në Shkodër, ndaj dhe sipas tij duhet të përballet me ligjin.

“Voltana Ademi duhet të përballet me ligjin, bashkë me çdo barbar zjarrvënës, punonjës i saj apo i partisë së saj! Kurrë, kush nuk ka djegur shkolla në Shkodër, veç pushtuesit! Prej asaj kohe, e dyta që e bën këtë është Voltana Ademi dhe barbarët e saj!”, deklaron Braçe.

Në të njëjtën linjë ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila shkruan në ‘Facebook” se dhuna është ushtruar nga PD, e cila ka paralajmëruar sipas saj për të tjera shkolla sot. Shahini thekson se me dhunë nuk merret pushteti. “Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e shokët dhe fillojnë pushimet. Por dhuna e ushtruar nga PD dje në shkollat e Shkodrës dhe paralajmërimi për të tjera shkolla sot, na bëri të shtyjmë këtë ditë të dashur për nxënësit në këto shkolla! Më vjen keq që partitë e pashpresa, në sajë të dëshpërimit të tyre elektoral, po dhunojnë gjithçka që u del përpara! Por me dhunë nuk merret pushteti dhe këtë fakt shpresoj ta kuptojnë sa më parë!”, shkruan Shahini.

Dita e fundit e mësimit është ditë e gëzueshme për nxënësit, të cilët kanë mbyllur mësimet, përshëndeten me shoqet e…

Gepostet von Besa Shahini am Dienstag, 18. Juni 2019


Skip to toolbar