Sylvinho e la jashtë EURO2024, Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja: Dhashë shpirtin në fushë, por …

Më të fundit


Sokol Cikalleshi nuk do ta veshë më fanellën e kombëtares. Sulmuesi 33-vjeçar ka vendosur ta mbyllë karrierën me kuqezinjtë, pasi trajneri Sylvinho vendosi të mos e grumbullonte për kampionatin evropian të Gjermanisë.

Kavajasi në rrjetet sociale thotë se i erdhi fundit një rrugëtimi shumë të bukur, por jo në mënyrën si ai e dëshironte. Për një dekadë që ka përfaqësuar fanellën e Kombëtares, Cikalleshi shkruan se ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkrueshëm.


“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet jane të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze,”-shkruan futbollisti.

Në fund, Cikalleshi i uron suksese grupit që do përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024. Tërheqja e Cikalleshit vjen pasi trajneri Sylvinho e la jashte Evropianit. bashkë me Myrto Uzuni dhe Keidi Baren.




Skip to toolbar