Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë Nënkryetarja e PD, Tabaku, u shpreh se qeveria përmes paketës fiskale po ua bën jetën e vështirë bujqëve dhe po privilegjon bizneset e oligarkisë.
Ajo vuri në dukje se në paketën fiskale përcaktohet ndër të tjera se hiqen përjashtimet për bizneset që importojnë 50 mln lekë duke e vendosur kufirin e përjashtimit në 500 mln lekë.
Tabaku e ftoi ministren që të përgjigjej se sa biznese do të përfitonin nga përjashtimet nga importet prej 500 mln lekë.
Ministrja Ibrahimaj nuk u përgjigj me numra se sa biznese do të përfitojnë nga këto përjashtime. “Nuk kemi një shifër për këtë përjashtim”.
Ndërkohë që zonja Tabaku shprehu shqetësimin se këto ndryshime janë në kurriz të 95% të bizneseve dhe favorizojnë sërishmi 5% të bizneseve.
Nënkryetarja e PD, Tabaku, evidentoi se sërishmi këto ligje bëhen për të ashtuquajturit “investitorë strategjikë” që janë të njëjtët persona që bëjnë ligje me porosi.
Paketa e re fiskale e qeverisë ka hasur në pakënaqësi tek të gjitha dhomat e tregtisë dhe gjithashtu nga shoqata e bujqëve që prej javësh janë në protestë.
Qeveria Rama duket se po injoron kërkesat e qytetarëve ndërsa brenda mazhorancës vërehet një skizmë ku argumentet e djeshme të opozitës po përdoren edhe sot nga mazhoranca.