Tabelat në greqisht, PDIU: Cënim i sovranitetit me leje të Ramës

Më të fundit


PDIU përmes një deklarate në Facebook e ka cilësuar si kapitullim të plotë të shtetit shqiptar vendosjen e tabelave në greqisht në Sarandë dhe rreth saj. PDIU e ka cilësuar si një skandal dhe cënim të sovranitetit të vendit.

“Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e Dropullit përbën kapitullimin e plotë të shtetit shqiptar dhe një provokim të paprecedentë ndaj kombit tonë. Rilindja e pretendimeve “vorioepirote” nën hundën e qeverisë Rama përbën skandalin më të rëndë të 30 viteve të fundit. Nëse qeveria shqiptare nuk ndërhyn në kohë, tregon se ka gisht në cënimin e sovranitetit të vendit. Çdokush të jetë i qartë se shqiptarët nuk do të rrinë duarkryq përballë këtij skandali dhe për pak ditë, kjo shëmti do t’i përkasë historisë!”

PDIU tha se “Greqishtja është gjuhë e dytë vetëm në Finiq e Dropull dhe atje tabelat duhen fillimisht në gjuhën shqipe, pastaj në greqisht. Ndërsa vendosja e tabelave greqisht në zonat e tjera, është e palejueshme dhe duhet urgjentisht ndërhyrja e Prokurorisë dhe Qeverisë.”

Deklaratë e PDIU:Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit , Finiqit e…

Publiée par Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet sur Samedi 4 mai 2019


Skip to toolbar