Treni shtyp 35-vjeçarin në Durrës, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur të martën në qytetin e Durrësit. Një 35-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është plagosur rëndë pasi është goditur nga trendi në afërsi të Urës së Dajlanit.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas raportimeve paraprake, mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke ecur mbi shina në momentin që është përplasur nga treni.

Pas ngjarjes është ndaluar nga policia mashinisti i trenit, për të hedhur dritë mbi aksidentin dhe rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që kanë qenë aty pranë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Kontakt me elektricitetin, humb jetë 35-vjeçari në Lezhë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë këtë të martë, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Lezhë, ku 35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë punës ai ka pasur një kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Lezhës ka njoftuar se 35-vjeçari ka qenë duke punuar në pikën e karburantit që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur të martë rreth orës 14:20.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për 35-vjeçarin.

Gjatë javëve të fundit, kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën disa personave, kujtojmë se në Vlorë, disa ditë më parë, brenda të njëjtës ditë humbën jetën dy elektricist për shkak të kontaktit me elektricitetin.

Skip to toolbar