Kontakt me elektricitetin, humb jetë 35-vjeçari në Lezhë

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë këtë të martë, teksa një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e kontaktit me korentin.

Ngjarja ka ndodhur në një karburant në Lezhë, ku 35-vjeçari humbi jetën pasi gjatë punës ai ka pasur një kontakt me rrymën elektrike.


Policia e Lezhës ka njoftuar se 35-vjeçari ka qenë duke punuar në pikën e karburantit që ndodhet në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Ngjarja ka ndodhur të martë rreth orës 14:20.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia e Lezhës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe zbardhejn e shkaqeve të këtij aksidenti fatal për 35-vjeçarin.

Gjatë javëve të fundit, kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën disa personave, kujtojmë se në Vlorë, disa ditë më parë, brenda të njëjtës ditë humbën jetën dy elektricist për shkak të kontaktit me elektricitetin.




Skip to toolbar