Dibra, ana tjetër e medaljes: Lurë, Mziu importoi 450 votues

Gazeta gjermane Bild publikoi këtë të hënë pasdite 16-të audiopërgjime të reja, qëjapin indicie për ndërhyrje dhe manipulim të zgjedhjeve, ku në rastin e sotëm flitet për zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016. Në një nga bisedat, që  Arben Keshi është përgjuar është ajo mes tij dhe shefit të Komisariatit të Kamzës, Sali Skura.

Përgjimet e reja të BILD provojnë:

Gjatë kësaj bisede, pavarësisht çfarë flitet për votat e PS, del në pah dhe një detaj tjetër. Bëhet fjalë pikërisht për organizimin e mbi 450 personave, shumica punonjës së administratës së Bashkisë Kamëz, të cilët organizohen për të votuar në Lurë. Biseda mes Sali Skurës dhe Arben Keshit zbulon se si Xhelal Mziu vë në lëvizje gjithë administratën shtetërore për të shkuar për të votuar në zonën e Dibrës, nga ku praktikisht këta votues kanë prejardhjen.

Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si je t’u shkuar
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kan me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s’ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reci, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja…?
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: po, pra, po. Melita s’ka pas ça me bo me këto kodet, njëra tjetrat ëëëë
Arben Keshi: Jo, jo nuk kan ca me bo
Sali Skura: Hajt të uroj fitore
Arben Keshi: Nuk bëhet fjalë, 450 vota, sot ka ardhur me njerëzit e vet ai në Lurë?
Sali Skura: Po, po njerëzit e vet, ke parasysh, me furgona, ngritëm ca postblloqe këtu unë
Arben Keshi: Vetëm për këtë pjesën e informacionit, Lura apo zonat tjera ta dimë pak a shumë?
Sali Skura: Mirë, Beni, suksese me fitore

Skip to toolbar