Akuzohet për mitmarrje në Kadastrën e Durrësit, gjykata liron Arben Isakun

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për zëvendës drejtorin e Kadastrës në këtë qytet, Arben Isaku. Një ditë më parë, Isaku u vetëdorëzua në polici, pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikimin e lejeve të legalizimit, shpërdorim detyre dhe mitmarrje. Këto akuza ishin ngritur nga Prokuroria e Durrësit, së bashku dhe ndaj specialistit të kadastrës Flavio Rexha.

Skema e abuzimit të tyre me ligjin doli në pah falë operacionit anti-informalitet. Më 10 gusht Policia ndaloi R.K., 27 vjeç, ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës ndërsa në kërkim u shpallën zëvendës drejtori i kadastrës dhe specialisti i agjencisë të cilët u dorëzuan vetë në polici.

Sipas hetimeve të policisë personat në fjalë kishin pajisur me leje legalizimi të falsifikuar Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës  dhe  E.S., 39 vjeç, banues në Berat për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

IKMT kallëzon penalisht kryetarin e Bashkisë Kavajë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka depozituar tre kallzime penale për zyratrët e Bashkisë Kavajë, për shpërdorim të detyrës. Sipas IKMT-së, zyrtarët e Bashkisë Kavajë kanë cënuar interesin e publikut dhe ttë territorit publik në të paktën shtatë (7) objekte shumëkatëshë të ngritura në territorin e kësaj bashkie.

Konstatimet janë bërë gjatë inspektimeve që IKMT ka ushtuar në bazë të ligjit në Bashkinë e Kavajës, prej të cilave ka rezultuar se Kryetari i Bashkisë Isa Sakja, Drejtoresha e Drejtorisë së Kontrollit, Zhivllimit Urbanisitk dhe Pronave, Dëshira Qato si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Dritan Kazazi, duke vepruar ose mos vepruar në dhënien e lejve të ndërtimit, kanë cënuar terroritin e publik.

Përmes njoftimit për publikun, IKMT shprehet e vendosur në mbrojtjen e territorit kundër abuzimeve të paligjshme, apo “të kopsitura” nga zyrtarë që shkelin ligjet dhe besimin e qytetarëve.

Skip to toolbar