Abuzon seksualisht me të riun, në kërkim 42-vjeçari në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga Policia e Elbasanit, pasi është zbuluar një tjetër abuzim seksual nga një i rritur me një djalë 18-vjeçar. Në një njoftim të Bluve të Elbasanit, mësohet se ka qenë babai i 18-vjeçarit, që ka bërë denoncimin në polici.

Sipas njoftimit, mësohet se pas ngjarjes është bërë identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Identiteti i 42-vjeçarit të dyshuar nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.

Ndërkohë, djali, që pretendohet të jetë dhunuar seksualisht, do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuiar nëse është i vërtetë rasti apo jo.

Ndërkohë, dosja hetimore për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ndërsa informacionet e detajuara mbahen të rezervuar për arsye hetimi.

Gjithashtu, mësohet se djali, që dyshohet se është abuzuar seksualisht, është me probleme mendore. Vetëm pak ditë më parë në Durrës u raportua për një tjetër rast abuzimi seksual, por nga hetimet rezultoi se vajzës së mitur i ishin bërë veprime të turpshme.

Akuzohet për incest, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një person i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij. Në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale Sh.I., 48 vjeç, banues në Kurbin,  i cili do të gjykohet për rastin e incestit.

48-vjeçari do të gjykohet për veprën penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal

Materialet për veprime të mëtejshme do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin.

Skip to toolbar