Abuzon seksualisht me të riun, në kërkim 42-vjeçari në Elbasan

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga Policia e Elbasanit, pasi është zbuluar një tjetër abuzim seksual nga një i rritur me një djalë 18-vjeçar. Në një njoftim të Bluve të Elbasanit, mësohet se ka qenë babai i 18-vjeçarit, që ka bërë denoncimin në polici.

Sipas njoftimit, mësohet se pas ngjarjes është bërë identifikimi i autorit, i cili është shpallur në kërkim. Identiteti i 42-vjeçarit të dyshuar nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore.


Ndërkohë, djali, që pretendohet të jetë dhunuar seksualisht, do t`i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuiar nëse është i vërtetë rasti apo jo.

Ndërkohë, dosja hetimore për rastin i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Elbasan, ndërsa informacionet e detajuara mbahen të rezervuar për arsye hetimi.

Gjithashtu, mësohet se djali, që dyshohet se është abuzuar seksualisht, është me probleme mendore. Vetëm pak ditë më parë në Durrës u raportua për një tjetër rast abuzimi seksual, por nga hetimet rezultoi se vajzës së mitur i ishin bërë veprime të turpshme.




Skip to toolbar