640 mijë dollarë për një mur, prokuroria merr në pyetje Rektorin e Kamzës

Prokuroria e Tiranës ka marrë sot në pyetje Rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu i cili është nën hetim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyres”.

Ai akuzohet se ka shpërdoruar 640 mijë dollarë për të ndërtuar një mur rrethues të Universitetit si dhe një portë.

Po kështu nën hetim janë edhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, ndërsa në pyetje do të merren edhe përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tender.

Agjencia e Prokurimit Publik njofton se tenderi për ndërtimin e murit rrethues të UBT është zhvilluar në 21 qershor të vitit të kaluar. Në tender kanë marrë pjesë gjithsej 8 kompani, por universiteti nuk ka zgjedhur ofertën e parë më të ulët, por ofertën e 6, dhe megjithëse kanë kaluar kaq muaj, në realitet ky mur nuk ekziston.

Skip to toolbar