Makina përmbyset në rrugë, plagoset drejtuesja

Një makinë është përmbysur në mes të rrugës, ku mbeti e plagosur drejtuesja e saj. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Sauk – Tiranë, në vendin e quajtur Sofra e Ariut.

Drejtuesja e makinës u dërgua në Spitalin e Traumës, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera për aksidentin.

Përplas për vdekje këmbësorin, largohet autori

Një person u përplas për vdekje nga një makinë në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 në vendin e quajtur Kryqëzimi i Fushë Kuqes, ku një makinë përplasi këmbësorin në momentin që po tentonte të kalonte rrugën.

Goditja rezultoi fatale për shtetasin  Mark Lleshi, 55 vjeç, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes. Autori është larguar menjëherë me makinën e tij nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e tij.

Makina “fluturon” biçikletën në ajër, plagoset i riu

Një i ri ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është aksidentuar nga një makinë. I plagosuri, identiteti i të cili nuk dihet, ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është përplasur dhe hedhur disa metra në rrugë nga një makinë tip “Volkswagen” me targë VL1881D.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ndërsa është bërë shoqërimi në polici i drejtuesit të mjetit. I riu u dërgua me plagë të rënda në spitalin e Vlorës.

Lezhë, përplaset për vdekje këmbësori

Një këmbësor përplaset për vdekje nga një makinë. Viktimë e aksidentit ka mbetur 29-vjeçari Fatmir Pervataj. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit në Lezhë. I riu humbi jetën gjatë transportit për në spitalin e qytetit.

Në lidhje me ngjarjen shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit, 19-vjeçari me iniciale E.M., për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga i riu në aksion Lezhë – Shëngjin, por hetimet ende vazhdojnë.

Aksident i rëndë në Kosovë, vdesin dy persona nga Tirana

Dy shtetas nga Shqipëria, banues në Tiranë humbën jetën në një aksident rrugor në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas mediave në Kosovë, mësohet se aksidenti ndodhi gjatë ditës së shtunë.

Një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion, dhe për pasojë në aksident vdiqën dy shtetas nga Shqipëria, ndërsa janë në gjendje të rëndë 3 të tjerë, të cilët ishin me orgjinë nga Kukësi, Tropoja dhe Durrësi.

Furgoni ishte duke lëvizur nga Prishina në drejtim të Durrësi, kur u përfshi në aksident me kamionin. Ende nuk jepen detaje në lidhje me shkaqet e aksidentit. Gjithashtu, emrat e personave që humbën jetën nuk dihen.

Ndërkohë, të lëndurit, janë dërguar në spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me urgjencë në qendrën universitare klinike në Prishtinë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Policia nisi hetimet për të zbardhur  shkaqet e aksidentit, që i kushtoi jetën dy personave.

Aksident në Cakran, humb jetën 27-vjeçari nga Burreli

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e të dielës në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se një mjet, tip “Honday” i drejtuar nga shtetasi me inicialet K.B., 25 vjeç, doli nga rruga në afërsi të fshatit Buzmadh të  njësisë administrative Cakran, në Fier.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet, shtetasi me inicialet E.H. banues në Burrel. E plagosur mbeti dhe një 21-vjeçare me inicialet E.M., banuese në Mat. Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit ku, sipas Policisë, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, për drejtuesin e mjetetit nuk jepen detaje, nëse është plagosur apo jo nga aksidenti. Policia sqaron se shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht mendohet se mjeti ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij humbi kontrollin.

Autobusi përplaset me kamionin, 36 të vdekur

Të paktën 36 njerëz vdiqën dhe 36 të tjerë u plagosën në lindje të Kinës, ku një kamion u përplas me një autobus, thanë autoritetet kineze. Autbosi kishte 69 pasagjerë, kur u përplas me kamionin e mallrave në autostradë, në afërsi të provincës Jiangsu.

Hetimet e para dyshojnë se autobusit i është çarë njëra nga gomat, ajo në krahun e shoferit, duke bërë që mjeti të përplaset me kamionin. Për shkak të aksidentit, autostrada u bllokua për të paktën tetë orë, deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Kinë, ku zbatimi i rregullave të qarkullimit shpesh nuk respektohet. Sipas autoriteteve kineze, vetëm në vitin 2015, në Kinë humbën jetën 58 mijë persona nga aksidentet rrugore.

Shkelja e rregullave të qarkullimit është shkaku i 90% të aksidenteve që ndodhin në këtë shtet, ku për pasojë humbin jetën mijëra persona çdo vit.

Dy të plagosur, në pak minuta në Tiranë

Dy persona kanë mbetur të plagosur në dy aksidente të ndryshme, që ndodhen brenda pak minuta dhe me një distancë jo shumë të madhe mes tyre.

Një nga aksidentet ka ndodhur në sheshin “Shqiponja” dhe tjetri tek zona e njohur si “Pallati me Shigjeta”.

Në sheshin Shqiponja, një makinë përplasi një motor duke lënë të plagosur drejtuesi e tij, ndërsa në zonën e Pallatit me Shigjeta, një kamion, me drejtues shtetasin me iniciale P.N., ka përplasur një biçikletë duke plagosur drejtuesin e tij F. B., 21 vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rreziku për jetën, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesit e mjeteve për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Varrosi burrin, vdiq në kthim, fatkeqja e aksidentit në Papër

Pak minuta pasi varrosi bashkëshortin, gruaja humb jetën në një aksident rrugor. Tragjedia ndodhi në Papër të Elbasanit, ku pas ceremonisë së varrimit të bashkëshortit, makina me të cilën po udhëtonte gruaja Fatime Hoxha u përfshi në një aksident të 3-fishtë.

Viktima Fatime Hoxha, 58 vjeç, ishte duke u kthyer nga morti me një makinë tip ‘Seat’, së bashku me familjarë të tjerë, ku në afërsi të fshatit Papër automjeti i tyre humbi kontrollin dhe u përplas me dy makina të tjera.

Nga aksidenti humbën jetën Fatime Hoxha 58 vjeçe, Fatushe Agolli 64 vjeçe, Lume Hoxha 28 vjeçe dhe Jonida Kotorri 30 vjeçe, të gjitha nga Gramshi. Gjithashtu u plagosën 3 drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, Gëzim Kotorri, Oltion Shehi dhe shtetasi me iniciale E.R., të cilët janë jashtë rreziku për jetën.

Aksidenti ndodhi si pasojë e shpejtësisë dhe humbjes së kontrollit të mjetit për shkak të lagështisë. Makina është rrotulluar disa herë në rrugë dhe më pas u godit nga dy makina të tjera. Nga përplasja makina tip ‘Seat’ përfundoi në kanal dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë viktimat nga automjeti.

Tragjedia në rrugë, si vdiqën katër persona në aksident

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Papër ku si pasojë ka humbur jetën 4 persona.

Në aksident janë përfshirë 3 makina që janë përplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, ku njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë katër shtetas të cilët ishin pasagjerë në  mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K,  kanë humbur jetën. Ndërsa 3 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar në spital. Mes viktimave është edhe një vajzë 25-vjeçare.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë viktimat nga automjeti.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave të përfshirë në aksident, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.

Skip to toolbar