Vdes në aksident vëllai i kreut të PD në Librazhd, tre të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dodhi pasditen e të premtes në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd. Nga përplasja e dy mbjeteve, mbeti i vdekur një 45-vjeçar, emri i të cilit është Ardian Vreto.

Në aksident mbetën të plagosur rëndë dhe tre persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas News 24, aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Pishkash. Një mjet tip “Benz” dhe një “Audi” janë përplasur në aksident.

Ndërkohë, viktima mësohet se është ish-punonjës policie. Gjithashtu, personi që humbi jetën është vëllai i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në qytetin e Librazhdit.

Dy persona të tjerë, që mbetën të plagosur mësohet se janë një çift nga Durrësi. Gjithashtu e plagosur është dhe një grua, identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Policia shkoi në vendin e gjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kamionçina përplaset me motorin në Elbasan, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ndodhi pranë fshatit Labinot Fushë, ku mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç,  është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç.

Nga përplasja mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në  motoçikletë, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të dinamikës së aksidentit.

Motori rrëzohet në kanal. Humb jetën 42-vjeçari

Një 42-vjeçar humbi jetën tragjikisht të enjten në Lushnje. Shpëtim Bajaziti, banues në Ardenicë, humbi kontrollin e motori dhe përfundoi në një kanal.

Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por në spital ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në fshatin Kolonjë të Lushnjes.

Për ngjarjen në fjalë reagoi dhe policia e cila ndër të tjera shkruan: “Rreth orës 13:30, në fshatin Kolonjë, Lushnje, shtetasi Sh.B, 42 vjeç, banues në Ardenicë, Lushnje, duke drejtuar një motorçikletë, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal e për pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Lushnjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”.

Dy aksidente në Cërrik dhe Korçë, plagosen tre persona

Një person mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës, pasi u përplas nga një makinë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, teksa mësohet se një burrë rreth 50 vjeç ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që u përplas nga një makinë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetime për zbardhjen e aksidentit. Uniformat Blu shoqëruan për sqarime të rrethanave të këtij aksidenti edhe shoferin e mjetit.

Gjatë mbrëmjes të së martës dy mejete u përplasën në qytetin e Korçës. Nga përplasja e dy mjeteve mësohet se janë plagosur dy persona. Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Aksident masiv në SHBA, vdesin 5 persona. 60 të tjerë plagosen rëndë

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur dhe 60 të tjerë u plagosën rëndë nga një aksident masiv që ndodhi në rrugën e Pensilvania në Mount Pleasant Township në juglindje të Pittsburgh, në SHBA. Në aksident u përfshinë disa mjete, mes tyre një autobus dhe disa kamionë. Autobusi u përplas fillimisht me bordurën e rrugës dhe më pas u godit nga disa mjete të tjera.

Dyshimet e oara janë se për aksidentin mund të kenë ndikuar kushtet e kqija të rrugës për shkak të motit. Në aksident u përfshinë 2 mjete të tonazhit të rëndë me rimorkio, një autobus turistik dhe disa automjete të tjera. Pesë personat e vrarë në aksident u gjetën të pajetë në vendin e ngjarjes, ndërsa 60 të lënduar u dërguan në spital.

“Spitali Excela Frick mori 25 pacientë nga 7 deri 52 vjeç, tha zëdhënësja Robin Jennings. Ajo tha se nëntë nga pacientët janë fëmijë. Njëmbëdhjetë pacientë të moshës 15 deri në 67 vjeç u dërguan në Spitalin e Forbes në Monroeville, Pennsylvania, tha zëdhënësja e spitalit Stephanie Waite. Dy pacientë ishin në gjendje kritike dhe nëntë ishin në gjendje të drejtë, tha Waite.nUPMC Somerset mori 18 pacientë – 12 të rritur dhe gjashtë fëmijë, tha zëdhënësi i spitalit Sarah Deist për CNN. Të 18 ishin trajtuar dhe më pas ishin nxjerrë nga spitali, tha ajo”, raporton CNN.

Autobusi përplas për vdekje këmbësorin në Tepelenë

Një person humbi jetën mbrëjen e të dielës, pasi u përplas nga një autobus në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër.

Aksidenti ndodhi në fshatin Humelic, kur një autobus me drejtues shtetasin me inicialet L.R., 45 vjeç, banues në Vlorë goditi këmbësorin.

Ai ndërroi jetë menjëherë. Viktima është një burrë rreth moshës 60-vjeç. Ndërkohë, autobusi ishte i linjës Vlorë-Athinë.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet proceduriale. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit

Kamioni përplas motoçikletën, plagoset drejtuesi i saj

Një aksident i rëndë ndodhi të premten pasdite në Berat. Për pasojë është plagosur një person.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Berat-Kozare, ku një motoçikletë është përplasur me një kamion. I lënduar mbeti drejtuesi i motoçikletës, personi me inicialet S.T.

Ai është dërguar për kurim të specializuar në spitalin e Beratit.

Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Aksident në Maliq, plagosen 5 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e pesë personave ndodhi të hënën në aksin rrugor Korçë-Pogradec. Sipas Policisë, dy mjete, një tip “Benz” dhe një “Golf” janë përlasur  mes tyre në hyrje të qytetit të Maliqit.

Nga përplasja e fortë, mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit tip “Benz” me inicialet E.B., dhe shtetasja L.Sh., që ishte pasagjere në këtë mjet. Ndërkohë, i plagosur mbeti dhe drejtuesi i mjetit “Golf” shtetsi Gj.M, 26 vjeç si dhe dy pasagjeret, E.T., dhe D.T.

Policia thotë se të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Aksident i rëndë në Rubik, 1 i vdekur 8 të plagosur. Autobusi godet veturën

Policia dha informacion zyrtar për aksidentin që ndodhi mëngjesin e të dielës në Rubik. Në aksident është përfshirë mjeti i një agjencie turistike, me drejtues shtetasin me inicialet K.M. dhe një mjet tip “Alfa Romeo” me drejtues shtetasin L.C.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit “Alfa Romeo” humbi jetën pas përplasjes së fortë. Ndërkohë, nga aksidenti janë plagosur rëndë edhe 8 shtetas të tjerë që ndodheshin në autbous.

Ata janë dërguar në spitalin e Mirditës dhe Kurbinit ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. Ndërkohë, policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Autobusi përplaset me veturën, 1 i vdekur

Një aksident ndodhi mëngjesin e të dielës në Rubik, ku si pasojë mbeti i vdekur një person.

Në aksident janë përfshirë dy mjete, një autobus dhe një veturë.

Nga përplasja mes tyre humbi jetën një person, ndërsa një tjetër raportohet të jetë plagosur rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

 Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Skip to toolbar