Fadroma del nga rruga e përplaset me bordurat, plagoset drejtuesi

Një fadromë ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurat. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i saj shtetasi me iniciale U.M., 51 vjeç.

51-vjeçari është dërguar për mjekim në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nikollare në Korçë, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Korçë, një frenim i kamionit i ka marrë jetën drejtuesit të biçikletës

Një person, i cili po i jepte biçikletës ka humbur jetën pasi është përplasur me një kamion në aksin Korçë – Drenovë. Viktima Valter Kamenica, 60 vjeç ka goditur kamionin nga pas me biçikletën e tij duke marrë plagë të rënda në kokë. Edhe pse 60-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, ai e ka pasur të pamundur t’u mbijetojë plagëve.

Aksidenti ndodhi nga një frenim i papritur i kamionit, ndërsa 60-vjeçari ka qenë pas tij me biçikletë.

60-vjeçari është përplasur me kamionin nga mbrapa pasi shoferi me iniciale D.Ç, banues ne Fier kishte bërë një frenim të papritur. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Tiranë, motoristi godet këmbësoren, plagoset dhe vetë

Një motor ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku nga aksidenti kanë përfunduar të plagosur jo vetëm këmbësorja por edhe drejtuesi i motorit. 30-vjeçari që drejtonte motorin ka humbur kontrollin pas përplasjes duke u plagosur edhe vetë.

Shtetasja B.P., 52 vjeçe dhe drejtuesi i motorit V.Gj., 30 vjeç, kanë marrë mjekimin e duhur në spital dhe janë jashtë rreziku për jetën.

Motorët përplasen kokë më kokë, vdes në aksident 21 vjeçari nga Divjaka

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në afërsi të fshatit Zharrnec në Lushnje ku dy të rinj me motor janë përplasur kokë më kokë me njëri -tjetrin dhe si pasojë ka ndërruar jetë një nga drejtuesit e mjetit.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë 21-vjeçari me iniciale R.SH. banues në Divjakë. Fillimisht ai u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. Ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit tjetër E.M, 24 vjeç i cili ndodhet në Spitalin e Lushnje.

Dy motorët u përplasën kokë me njëri-tjetrin. Ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Itali, përplaset për vdekje 16-vjeçari shqiptar

Një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Trupi i të riut u gjet buzë rrugës, ndërsa në pranga ka rënë shtetasja italiane me iniciale C.S.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Via Vivnale Fasolara, ku i riu shqiptar kishte shkuar me pushime tek motra e tij. Sipas policisë dyshohet se drejtuesen mund ta ketë zënë gjumi në timon duke shkaktuar aksidentin. Gruaja që drejtonte makinën vuante nga sulme paniku dhe është dërguar në spital në gjendje të rënduar.

Dy aksidente në Vlorë, një makinë përmbyset në rrugë, një përplas këmbësorin

Dy aksidente automobilistike kanë ndodhur në qytetin e Vlorës duke lënë të plagosur dy persona, fatmirësisht jashtë rreziku për jetën. Një aksident është shënuar në zonën e Ujit të Ftohtë ose siç njihet ndryshe ‘Kalaja’. Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte rrugën. Gjatë manovrimit makina është përplasur edhe me një makinë tjetër.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur këmbësori, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti i dytë ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kuzum Baba’, ku një automjet tip ‘Renault Clio’ ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Si pasojë është plagosur drejtuesi i automjetit, i cili ka marrë plagë të lehta.

Aksident i rëndë në Itali, përmbyset makina me 5 shqiptarë, tre në gjendje kritike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në kufirin me Casaluce në Itali ku një makinë është përmbysur pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin. Si pasojë janë plagosur të pesë personat që kanë qenë brenda tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se brenda makinës ishin pesë punëtorë shqiptarë, tre prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike në spital.

Nuk ka ende nje saktësim per dinamiken e aksidentit, për te cilin nuk përjashtohet edhe një humbje kontrolli nga ana e drejtuesit.

Në vend mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikës, të cilët ndihmuan të nxirrnin të aksidentuarit nga makina.

Vlorë, 25-vjeçari përplas 3 makina në gjendje të dehur

Një 25-vjeçar, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me tre makina në rrugën “Transballkanike”. 25-vjeçari me iniciale A.T. është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa nga aksidenti nuk pati të plagosur.

Edhe pse në aksident u përfshinë disa makina, fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Si shkak i aksidentit u përcaktua gjendja e dehur e 25-vjeçarit.

Korçë, humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurat, plagoset rëndë drejtuesi

Një 60-vjeçar, i cili po drejtonte një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është në kujdesin intesiv të mjekëve. Aksidenti ka ndodhur në aksion Korçë-Voskop pranë vendit të quajtur “Ura e Turanit”,.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë me të cilin drejtuesi po i jepte motorit, duke dalë nga rruga dhe përplasur me bordurat anësore.

I plagosur ka mbetur shtetasi Haki Leska, 60 vjeç, banues në Voskop.

FOTOLAJM/Aksident me efekt zinxhir, 4 makina përplasen në autostradën Tiranë-Durrës

Katër makina luksoze janë përplasur më njëra-tjetrën në një efekt zinxhir në autostradën Tiranë-Durrës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Sukthit, ndërsa nuk ka persona të plagosur.

Makinat kanë pësuar vetëm dëme materiale , ndërsa fortat e policisë janë paraqitur në vendngjarje për të zbardhuar shkakun e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit për disa minuta është shkaktuar trafik i rënduar në autostradë.

Skip to toolbar