Nënkryetari i komisionit që heton shkeljet kushtetuese të Presidentit Meta, Alban Zeneli tha se ky komision do të dalë me një raport përfundimtar nga fundi i muajit nëntor. Zeneli u shpreh se puna e komisionit do të vazhdojë deri në fund, por do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendos për shkarkimin apo jo të presidentit Meta. Për Zenelin është e rëndësishme që ky komision të ketë integritetin e duhur dhe të sigurojë një raport sa më ligjor në lidhje me hetimet e shkeljeve të presidenti Meta, ndërsa ka bërë thirrje për anëtarët e komisionit të shmangin deklaratat dhe qëndrimet politike në lidhje me çështjen.
“Ka ardhur një draft raport, ndërsa jemi në pritje të raporti përfundimtar të Komisionit të Venencias. Ky raport ende nuk është administruar nga Komisioni Hetimor. Një raport përfundimtar nga ky komision parlamentar besoj se do ta kemi nga fundi i muajit nëntor dhe më pas është Gjykata Kushtetuese që e përfundon atë cikël, që vulos anën përfundimtare të këtij veprimi. Ne jemi përpara një hetimi, dhe çdo opinion i anëtarëve të këtij komisioni e bën pis këtë proces. Ky proces duhet të jetë sa më ligjor se do jetë pjesë e historisë shqiptare. Anëtarët duhet të tregojnë integritetin e këtij komisioni.” tha Zeneli për Report Tv.
Me publikimin e një drafti paraprak Komisioni i Venecias shkruajti qartë e zeza mbi të bardhë: “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij dhe shkeli Kushtetutën”. Tashmë pritet që komisioni të bëjë një raporti përfundimtar të tij dhe t’ia dorëzoj Kuvendit, i cili do të miratojë shkarkimin apo jo të presidentit Meta. Më pas fjala përfundimtare do të jepet nga Gjykata Kushtetuese që prite të jetë funksionale shumë shpejt. Nisja e një hetimi për shkarkimin e Presidentit për shkelje të Kushtetutës ndodh për herë të parë në Shqipëri, pikërisht me presidentin Ilir Meta.