“Ambasada ime” është një platformë online që çdo shqiptarë mund të aksesojë anembanë botës për t’u interesuar për çdo detaj që do i duhet për shërbime të ndryshme diplomatike, pasaportë, leje kalimi etj.
Kjo platformë u prezantuar ditën e sotme nga Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili theksoi se ky sistem aktiv do të mundësojë komunikimin e konsullatave shqiptare nëpër botë me qytetarët shqiptarë.
“Çdo shqiptar mund të pyesë me anë të platformës ‘Ambasada ime’ për çfarë atij i nevojitet. Shqiptarët mund të marrin dokumente, por dhe të pyesin për shërbimet diplomatike anekënd botës. “Ambasada ime” është sistem aktiv që mundëson komunikimin e konsullatave me qytetarët. Me ta mund të aplikohet për pasaportë, ID, leje kalimi apo dokumente të tjera, legalizime apo vërtetime etj. Nuk është pikë orientuese, por u qëndron afër qytetarëve. Platforma është instalim i një ndërgjegjësimi të shërbimit diplomatik shqiptar ndaj qytetarëve. Kjo platformë jep informacion të plotë për ambasadorët e Shqipërisë.” – tha Cakaj