Një makinë e Ambasadës ruse me tagra diplomatike është aksidentuar në aksion rrugor Elbasan-Librazhd. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “kthesa e Murrashit”, ku makina me targa diplomatike ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë tip “Benz”.
Aksidenti ka ndodhur
për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasa
e mjeteve.
Të plagosur janë zyrtari i Ambasadës Ruse në Tiranë, Nikhain Kruchinina, 35 vjeç dhe bashkëshortja e tij Darja Igor Kruchinina si dhe drejtuesi i makinës tjetër, shtetasi Besnik Gora, 25 vjeç.
Fatmirësisht të tre të
plagosurit kanë marrë plagë të lehta dhe nuk ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Ambasada e Rusisë në Tiranë merr në mbrojtje Ilir Metën. Me një deklaratë zyrtare, bërë në faqen në Facebook, ambasada e Rusisë në Tiranë, ka reaguar pas shkrimit që ka botuar gazeta Sot (lexo artikullin këtu), e cila të premten ka publikuar një shkrim lidhur me intervistën që Ilir Meta kishte dhënë disa kohë më parë në një televizion rus, intervistë që u transmetua në “Real Story” të enjten në mbrëmje.
Ilir Meta deklaronte në atë intervistë se “jam rritur si edhe shumë moshatarë të mi në fëmijëri apo në rininë e hershme me letërsinë sovjetike. Madje një nga arsyet pse jam ndeshur me shumë vështirësi në jetën politike dhe mendoj që kam arritur t’i përballoj ato është sidomos sepse kam qenë shumë i ndikuar nga letërsia revolucionare sovjetike nga shkrimtarët tuaj, dhe sot mund t’ju recitoj fjalën e Oleg Koshevojit, të Fadejevit tek ‘Rojet e Rinj”.
Gazeta “Sot” i ka kushtuar një artikull kësaj
deklarate të Ilir Metës, duke u shprehur se Presidenti i vendit ishte nën
influencën e Rusisë. Për këtë arsye, Ambasada Ruse, ka reaguar duke akuzuar se “gazetarët
e kësaj gazete vazhdojnë të bëjnë sulme të porositur ndaj Rusisë, duke prodhuar
produkte të imagjinatës së tyre të sëmurë”, shkruhet fillimisht në deklaratën e
Ambasadës Ruse.
Më tej, indirekt, ambasada del në mbrojte të
Ilir Metës, duke shkruar se “në fakt, kjo intervistë shumë “e fshehtë” u shfaq
dy herë gjatë “prime-time” të një prej kanaleve televizive më popullore
rusishtfolëse në botë me një auditor teleshikuesish prej më shumë se 200
milionë njerëz. Kjo intervistë është, në të vërtetë, e vetmja përpjekje e një
prej udhëheqësve shqiptarë për t’u përcjellë qytetarëve rusë një informacioni
pozitiv për Shqipërinë, për t’i bindur ata të vizitojnë këtë vend dhe të
shpenzojnë këtu paratë e tyre. E theksojmë, është e vetmja përpjekje. Ju
kujtojmë se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare”.