Kriza politike?! Ambasadori Borschardt reklamon Shqipërinë

Kriza politike nuk i hyn aspak në sy Ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borschardt. Megjithëse ka qenë në qendër të sulmeve të opozitës, ambasadori duket se i ka hedhur pas krahëve dhe në këto ditë të nxehta gushti po shijon natyrën dhe turizmin në Shqipëri. Ambasadori madje ndihet i impresionuar dhe thotë se Shqipërinë ua rekomandon të gjithëve për ta vizituar.

Borschardt ka  vlerësuar ambasadorët e turizmit shqiptar, të rinjtë e “Smile Albania” për giudën në zonën e Lagunës dhe parkut të Divjakës. Në vizitën e tij të tretë, ambasadori është shprehur se i pëlqen shumë kjo zonë dhe se e rekomandon për të gjithë vizitorët, qofshin ata të huaj apo vendas.

“Shumë faleminderit për guidën tejet interesante. Kjo është vizita ime e tretë në zonën e Lagunës dhe Parkun e Divjakës dhe çdo herë e shijoj më shumë ndaj edhe e rekomandoj për të gjithë”, -thotë Boschard. Nga ana e tij, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur sfidën për të kapur 10 milion turistë në Shqipëri dhe për këtë është përgatitur një listë me problematika.

Skip to toolbar