Kongresi amerikan pritet të votojë rezolutën që kufizon veprimet ushtarake kundër Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë të enjten një rezolutë që do të kufizojë kompetencat e Presidentit Donald Trump për të zhvilluar luftë me Iranin.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se urdhri që dha zoti Trump për sulmin me dron që vrau javën e kaluar gjeneralin iranian Qasem Soleimani, u bë pa u këshilluar me Kongresin.

Zyrtarë të administratës informuan një ditë më parë Kongresin mbi këtë çështje, por duket se ligjvënësit kanë ngritur pikëpyetje rreth asaj se sa i justifikuar ishte sulmi.

“Nuk është e pranueshme për zyrtarët brenda qeverisë që të na thonë se ne nuk mund të debatojmë apo të diskutojmë se sa e justifikuar ose jo ishte ndërhyrja ushtarake ndaj Iranit. Kjo gjë nuk përputhet me parimet amerikane dhe është jo-kushtetuese dhe e gabuar”, tha senatori republikan Mike Lee.

“Këndvështrimi im mbi këtë çështje është se ata nuk vërtetuan në asnjë mënyrë, faktet që mbështesin pretendimin se egzistonte një kërcënim i afërt sikurse u parashtrua, pra që do të thotë se dikush kishte vendosur të sulmonte forcat amerikane dhe të vriste një numër të madh amerikanësh”, tha senatori demokrat Chris Van Hollen.

Rezoluta ka të ngjarë të miratohet në Dhomën e Përfaqësuesve ku demokratët gëzojnë shumicën, por ka pas gjasa që kjo gjë të ndodhë edhe në Senat i cili kontrollohet nga republikanët./VOA/

Senatori amerikan apel FBI: Nisni hetimet për FaceAPP

Udhëheqësi i pakicës në senatin amerikan, Chuck Schumer, i është drejtuar FBI-së me një kërkesë për të hetuar aplikacioni FaceApp, i cili i ndryshon fotografitë e përdoruesve, duke i bërë ata të duken më të vjetër ose më të rinj.

Në një letër të postuar në Twitter, Schumer tha se është “thellësisht shqetësuese” që të dhënat personale të qytetarëve amerikanë mund të shkojnë te “një fuqi e huaj armiqësore”. Kompania që krijoi aplikacionin, i cili mund të shkarkohet nëpër telefona e ka bazën në Shën Petersburg të Rusisë.

Wireless Lab, megjithatë, tha se nuk i ruan përgjithmonë fotografitë dhe se nuk mbledh të dhëna. Shumica e fotografive fshihen nga serverët e kompanisë brenda 48 orësh nga data e shkarkimit, tha përmes një deklarate kompania Wireless Lab. Schumer, megjithatë, kërkoi që FBI dhe Komisioni Federal i Tregtisë të hetojnë aplikacionin FaceApp.

“Kam shqetësime serioze sa i përket mbrojtjes së të dhënave që grumbullohen, si dhe nëse përdoruesit janë të vetëdijshëm se kush mund të ketë qasje në to”, thuhet në letrën e tij.

Një homoseksual, kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Është edhe i martuar…

“E pagjasë, e patestuar dhe e paprecedentë!”. Kështu shkruhet në kopertinën e revistës “Time” e cila shkruan se demokratët amerikanë do të kandidojnë në zgjedhje me një kandidat homoseksual. Bëhet fjalë për Pete Buttigieg, i cili është personi i parë i deklaruar gay që bën një përpjekje serioze për Shtëpinë e Bardhë.

Pete Buttigieg është 37 vjeç dhe është i martuar me Chasten Glezman. Më parë ka mbajtur postin e kryebashkiakut të South Bend dhe thotë se eksperienca si kryebahskiak e ka ndihmuar të që të marrë vendimin për të garuar për postin e presidentit të SHBA-së. Ndërkaq janë të shumtë aktivistët që kanë dalë kundër tij, por ama sondazhet deri tani tregojnë se ai është një yll në rritje.

Ajo që duhet theksuar është se në një listë prej 20 kandidatësh, duke përfshirë gjashtë senator, katër kongresmenë, dy guvernatorë dhe dy ish kryetarë bashkish, Bittigieg ka ecur shumë, duke lënë pas edhe kandidatë dhe një influencë të madhe dhe kontribues të PD në Amerikë, si Joe Biden dhe Bernie Sanders.

Revista “Time” shkruan se Buttigieg flet rrjedhshëm tetë gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën arabe dhe norvegjeze. Platforma e tij është liria, siguria dhe demokracia.

http://time.com/longform/pete-buttigieg-2020/

Skip to toolbar