Një homoseksual, kandidat për Shtëpinë e Bardhë. Është edhe i martuar…

BOTA


“E pagjasë, e patestuar dhe e paprecedentë!”. Kështu shkruhet në kopertinën e revistës “Time” e cila shkruan se demokratët amerikanë do të kandidojnë në zgjedhje me një kandidat homoseksual. Bëhet fjalë për Pete Buttigieg, i cili është personi i parë i deklaruar gay që bën një përpjekje serioze për Shtëpinë e Bardhë.

Pete Buttigieg është 37 vjeç dhe është i martuar me Chasten Glezman. Më parë ka mbajtur postin e kryebashkiakut të South Bend dhe thotë se eksperienca si kryebahskiak e ka ndihmuar të që të marrë vendimin për të garuar për postin e presidentit të SHBA-së. Ndërkaq janë të shumtë aktivistët që kanë dalë kundër tij, por ama sondazhet deri tani tregojnë se ai është një yll në rritje.


Ajo që duhet theksuar është se në një listë prej 20 kandidatësh, duke përfshirë gjashtë senator, katër kongresmenë, dy guvernatorë dhe dy ish kryetarë bashkish, Bittigieg ka ecur shumë, duke lënë pas edhe kandidatë dhe një influencë të madhe dhe kontribues të PD në Amerikë, si Joe Biden dhe Bernie Sanders.

Revista “Time” shkruan se Buttigieg flet rrjedhshëm tetë gjuhë të huaja, duke përfshirë gjuhën arabe dhe norvegjeze. Platforma e tij është liria, siguria dhe demokracia.

http://time.com/longform/pete-buttigieg-2020/




Skip to toolbar