Bundesliga, Bayern në krye. Paderborn i Gjasulës gjen fitoren e parë

Janë luajtur disa nga takimet më të rëndësishme të javës së nëntë të kampionatit gjerman të futbollit këtë të shtunë. Bayern Munich fitoi ndaj Union Berlin me rezultatin 2-1, duke u ngjitur në krye të renditjes me 18 pikë, një më shumë se Freiburg, ku luan mesfushori i kombëtares Amir Abrashi. Pavard dhe Lewandowski ishin autorët e golave për Bayern, ndërsa Polter shënoi golin e vetëm për Union Berlin.

Nuk ndalet as Freiburg, që duket se këtë sezon do të ketë ambicie të mëdha në Bundesliga. Skuadra ku aktivizohet Abrashi, fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Leipzig, me gola të Hofler dhe Petersen, ndërsa Klostermann realizoi në fund të takimit për miqtë. Ndërkohë, Abrashi nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje.

Hoffenheim fitoi në transfertë ndaj Hertha Berlin me rezultatin 3-2, ndërsa Paderborn,ekipi i mesfushorit tjetër të kombëtares, Klaus Gjasula, mundi Dusseldorf me rezultatin 2-0 duke marrë fitoren e parë në kampionat pas nëntë javësh. Mesfushori kuqezi luajti titullar. Megjithatë, tre pikët e lënë ekipin e Gjasulës në vendin e fundit të Bundesliga me 4 pikë në total.

Dortmund barazoi pa gola me Schalken, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Bayern Leverkuse, me një nga golat e shënuar nga Milot Rashica. Borussia Dortmund mban vendin e tretë në renditje me 16 pikë, ndërsa Schalke ndodhet në vendin e 7 me 15 pikë. Bremeni i Milot Rashicës është në vendin e 12 me 10 pikë, shumë larg zonës së kupave të Europës.

Reja ndryshon formacionin. Trashi titullar, Abrashi kapiten

Një orë para nisjes së takimit mes Moldavisë dhe Shqipërisë, janë publikuar dhe formacionet zyrtare për të dyja ekipet. Trajneri Edy Reja, ashtu siç premtoi të dielën në konferencë për shtyp, bën ndryshime të vogla në formacion, në krahasim me ndeshjen ndaj Turqisë. Kështu, Thomas Strakosha e nis titullar në portë, ndërsa në mbrojtje janë Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe Dermaku.

Ndërkohë, vendin e Ermir Lenjanit, që e nisi titullar me Turqinë, e merr Lorenc Trashi që vjen nga Partizani. Mbrojtësi do të aktivizohet në mesfushë krah Gjasulës dhe Abrashit, që në këtë takim zëvendëson Ledian Memushajn. Madje, Amir Abrashi do të mbajë dhe shiritin e kapitenit në këtë takim.

Ndërkohë, në sulm, zhvendoset Keidi Bare dhe Sokol Cikalleshi në krahë, ndërkohë Rey Manaj do të jetë përsëri në qendër të sulmit. Ndërkohë, skuadra e Moldavisë e nis me Koselev në portë, më pas janë Reabciuk, Mudrac, Posmac, Lonita, Cebotaru, Prepelita, Sovoroc, Anton, Sindorenco dhe Grauar.

Hoffenheim thyen Bayern. Abrashi ndal Dortmundin

Bayern Munich është mundur në shtëpi nga Hoffenheim me rezultatin 1-2. Skuadra mike gjeti rrjetën me Adamyan në të 54`, ndërsa Lewandowski barazoi shifrat në të 73`, por Adamyan gjeti përsëri rrjetën në të 79`, duke i dhënë fitoren skuadrës së Hoffenheim.

Bayern vijon të mbetet në krye të Bundesligas pas ndeshjes së javës së shtatë, me 14 pikë, po aq sa dhe Freiburg, Leipzig, Schalke dhe Bayern Leverkusen. Dortmund barazoi në transfertë ndaj Freiburg me rezultatin 2-2, me gola të shënuar nga Witsel në të 20` dhe Hakimi në të 67` për Borussian, ndërsa Wladschmidt  në të 55` dhe autogoli i Akanji në të 90` i dhanë një pikë Freiburg.

Drtomund është në vendin e shtatë të renditjes me 12 pikë. Mesfushoi i kombëtare shqiptare, Amir Abrashi u aktivizua titullar në këtë takim, duke luajtur për 75 minuta. Në takimet e tjera, Bayern Leverkusen barazoi 1-1 me Leipzig, ndërsa Paderborni i Klaus Gjasulës u mund 1-2 nga Mainz. Schalke u ndal në barazim 1-1 me Koln.

Bayern luan ‘tenis’ me Mainzin, Abrashi në stol me Freiburg

Bayern Munich ka mundur 6-1 Mainz, duke u ngjitur në vendin e dytë në Bundesliga. Skuadra e Kovaç e nisi keq ndeshjen, pasi në minutën e 6-të miqtë shënuan me Boetius, i cili realizoi me kokë nga brenda zonës. Skuadra bavareze ka vuajtur për 30-të minuta, derisa Pavard gjeti golin e barazimit me një gjuajtje spektakolare nga brenda zonës. Në të 45` ka ardhur goli i avantazhit për Bayern, që ishte një tjetër realizim spektakolar i David Alaba, që ekzekutoi perfekt një goditje dënimi nga 25 metra.

Me nisjen e pjesës së dytë, Pavard është bërë përsëri protagonist me një asist spektakolar për Perisiç, që gjen golin e parë me Bayern pas largimit nga Interi. Në shifrat 3-1, skuadra e Kovaç gjen dhe tre herë të tjera rrjetën. Në të 64` ishte Coman, që nga brenda zonës realizoi pas një goditje këndi të Kimmich. Nuk mungoi as Lewandowski, i cili gjeti rrjetën në minutën e 78-të, ndërsa Davies do të mbyllte serinë e golave në minutën e 80-të duke vulosur takimin 6-1 për Bayern.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera Schalke ka mundur 3-0 Hertha Berlinin, ndërsa Freiburgu i Amir Abrashit (nuk luajti), është mundur nga Koln me rezultatin 1-2. Volsburgu ka barazuar me Paderbornin 1-1, po në barazim është mbyllur dhe sfida mes Leverkusen dhe Hoggenheim, ku të dyja skuadrat nuk arritën të preknin asnjëherë rrjetën.

Amir Abrashi: Në fushë të japim zemrën, edhe nëse nuk luajmë duhet të jemi gati

Në mars të këtij viti në ekipin kombëtar u rikthye Amir Abrashi, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente, që e mbajtën 11 muaj jashtë fushe. Arbashi bëri paraqitje të mira në pjesën e dytë të sezonit me Freiburg. Mesfushori ka folur nga kampi resorti ku është grumbulluar ekipi kombëtar, duke u shprehur se ndihet mirë dhe në formë për të luajtur, pavarësisht lodhjes me skuadrën e Freiburg.

“Kam nisur të luaj me Freiburg, në fund të sezonit kam ndier pak lodhje, por kam pasur pak ditë për pushim. Të shohim tani çfarë forme kam. Po të mos isha gati, nuk do isha këtu. Do jap gjithçka për ekipin, gjithçka është në dorën e trajnerit”.

“Kemi bërë shumë gabime, kemi marrë rezultate të mira e të këqija, tani kemi një trajner të ri dhe duam ta nisim mbarë me të”. Panucci? “Nuk i krahasoj trajnerët, secili ka filozofinë e vet dhe rezultatet flasin vetë për ta”.

“Shumë rëndësi ka që ekipi të qëndrojë sa më i bashkuar. Edhe kush nuk luan duhet të jetë gati për ekipin, pa qenë nervoz askush nëse nuk luan. Duhet dhënë zemra në fushë e në stërvitje, duke vrapuar pa fund”.

Abrashi motivon ekipin: Të mbledhim forcat për Dortmundin

Amir Abrashi është rikthyer në formë të shkëlqyer, teksa e ka treguar këtë gjë me Freiburg, që pas rikthimit si titullar në shkurt të këtij viti. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, po luan në çdo takim titullar në Bundesliga, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës në ndeshje deçizive. Ai ka folur për mediat gjermane, duke komentuar dy humbjet e fundit në kampionat të Freiburg, atë ndaj Mainzit dhe Bremenit.

Sigurisht që ndaj Bremenit ishim më mirë se në Mainz, por kemi pësuar dy gola në fund, kjo nuk duhet të ndodhë. Ne duhet të mbrojmë deri në fund. Nuk ka faj ekipi, por ne nuk duhet të heqim dorë deri në fund. Ndaj Bremen kemi pasur shanset tona dhe nëse do kishim luajtur kundërsulmin më mirë, do të kishte qenë gjithçka ndryshe”, ka thënë fillimisht Abrashi.

Freiburg e ka pothuajse të pamundur të arrij një vend në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra është aktualisht 32 pikë dhe mban vendin e 13 në Bundesligë, 15 pikë larg vendit të gjashtë, që të promovon sezonin e ardhshëm në Europa League. Pavarësisht kësaj, ndeshja e radhës është ndaj Borusia Dortmun, ekip që rivalizon për të fituar kampionatin këtë sezon në Gjermani.

Abrashi thotë se skuadra duhet të mobilizohet për këtë takim. “Në shtëpi kundër Dortmundit ne duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer. Përndryshe nuk kemi asnjë mundësi”, ka thënë ndër të tjera mesfushori kombëtares shqiptare.

Skip to toolbar