Nga Gazmend Kapllani
Pas një dekade trazirash qeveria e sapozgjedhur po premton të vendosë Greqinë në rrugën e rimëkëmbjes ekonomike – por flirtimet e saj me nacionalizmin populist dhe retorikën anti-imigrante janë shkaqe për të cilat duhet të shqetësohemi.
Ekziston një anekdotë të cilën e tregojnë mes tyre politikanët në Greqi teksa pijnë një filxhan me kafe.
Jean Marie Le Pen, lideri i vjetër e Frontit Kombëtar Francez të ekstremit të djathtë, vizitoi Greqinë në mesin e viteve 1990 për të dhënë bekimet e tij në krijimin e Frontin Kombëtar Grek (Ethniko Metopo), një grup i vogël i ekstremit të djathtë, që më pas u drejtua nga Makis Voridis .
Kur një gazetar grek e pyeti Le Pen pse partitë ultranacionaliste të ngjashme me Frontin Kombëtar Francez nuk ishin në gjendje të bëheshin forca politike relevante në Greqi, kumbari e së djathtës ekstreme franceze të pasluftës u përgjigj: “Sepse në Greqi të gjitha partitë politike janë ultra –nationaliste”
Është thjeshtëzuar disi si thënie, siç ndodh zakonisht me anekdotat por ka pjesën e së vërtetës brenda saj. Sido që të jetë, politika greke ka kaluar nëpër ndryshime dramatike që atëherë.
Në vitet 1990, Greqia po shijonte momentin më të mirë të historisë së saj moderne, ndërkohë që shumica e fqinjëve të saj ballkanikë po merreshin akoma me mbeturinat e lëna nga regjimet e tyre komuniste apo tmerret e luftërave jugosllave. Nacionalizmi ishte i fortë në Greqi (gjithnjë ka qenë), por ekonomia po bënte shumë përpara.
Pastaj, dhjetë vjet më parë, erdhi rënia e shkaktuar nga “kriza e borxheve”. Grekët po vërshonin me zemërim kundër sistemit të korruptuar politik dhe klasa e mesme i trembej kolapsit.
Për t’i vënë vulën gjithçkaje, një valë e madhe refugjatësh sirianë u përpoqën t’i shpëtonin ferrit dhe u strehuan në brigjet greke. Shumë prej tyre tashmë kanë lënë Greqinë, duke vazhduar udhëtimin drejt veriut evropian. Të tjerët ndihen të bllokuar në Greqi, duke jetuar në kushte të tmerrshme dhe ata ende shpresojnë se një ditë do të largohen në një vend tjetër në veri të Europës.
Zemërimi kundër establishmentit politik dhe ksenofobia në rritje solli në krye forcat e reja politike: Syriza në të majtën e demokracisë sociale dhe Agimi i Artë në të djathtën ekstreme të së djathtës ekstreme.
Në vitin 2012, Agimi i Artë u bë partia e parë e dhunshme neo-naziste që hyri në parlamentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të një vendi europian pas Luftës së Dytë Botërore. Në zgjedhjet e fundit, Agimi i Artë nuk u rizgjodh në parlament, duke humbur me një numër të vogël votash – por ajo do të vazhdojë të përfaqësohet në Parlamentin Europian.
Shumë grekë nxorën një psherëtimë lehtësimi me përjashtimin e Agimit të Artë, pasi ata kanë përjetuar praninë e saj shtatë vjeçare në parlamentin grek si një poshtërim personal.
Megjithatë, një tjetër parti e ekstremit të djathtë tani ka hyrë në parlament. Ajo quhet Zgjidhja Greke (Elliniki Lysi) dhe ideologjia e saj bazohet në antisemitizëm, një përmbledhje me bollëk të teorive të konspiracionit dhe një formë e veçantë e fundamentalizmit fetar. Udhëheqësi i kësaj partie është Kyriakos Velopulos i cili thotë se gjaku i pastër arian grek rrjedh në venat e Jezusit, dhe se për më tepër ai zotëron letra të shkruara nga vetë Jezusi.
Zgjidhja Greke është gjithashtu e përfaqësuar në Parlamentin Evropian, duke e bërë Greqinë vendin e vetëm në legjislaturën evropiane, jo vetëm me një, por edhe me dy parti të së djathtës ekstreme.
Sigurisht, ekziston një dallim thelbësor midis dy grupeve të ekstremit të djathtë: Agimi i Artë është një bandë e banditëve të dhunshëm ndërsa Zgjidhja Greke është një grup kllounësh. Por ne nuk duhet të nënvlerësojmë faktin se në të djathtën ekstreme, kllounët dhe banditët kanë bashkëjetuar gjithmonë në harmoni.
Duke ndjekur fushatën zgjedhore në Greqi, nuk u impresionova nga ajo që u tha, por nga ajo që u la pa thënë. Nuk pati diskutim serioz për sfidat e mëdha që vendi përballet pas dhjetë vjet trazirash.
Në fund, Demokracia e Re fitoi zgjedhjet me një shumicë domethënëse (më shumë se tetë përqind), por Syriza mbajti pjesën më të madhe të votuesve, duke ringjallur kështu sistemin tradicional dypartiak, i cili i dha Greqisë stabilitetin e tij institucional pas rënies së juntës ushtarake në vitin 1974.
Kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis është fituesi i madh i zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të imponojë vlerat politike të modës së vjetër të së kaluarës, mbi tendencat e forta ekstreme të së djathtës që egzistojnë në partinë e tij.
Rritja e fundit e lëvizjeve nacionaliste-populiste në të gjithë Evropën, e shoqëruar nga rënia e partive të vjetra të djathta konservatore, do ta komplikojë më tej detyrën e tij.
Emigracioni, një çështje shumë e ndjeshme në Greqi, do të jetë prova më e madhe në lidhje me qëndrimin e qeverisë së re greke për çështje thelbësore që lidhen me nacionalizmin dhe racizmin, respektin për të drejtat e njeriut dhe barazinë.
Deri më tani, diskursi i Demokracisë së Re për emigrantët dhe refugjatët ka qenë shpesh armiqësore, kështu që ka shqetësim të thellë midis emigrantëve dhe refugjatëve në Greqi se vendi i tyre në shoqëri do të përkeqësojë dhe të drejtat e tyre, mes të cilave edhe qasja tashmë e kufizuar në shtetësinë greke.
Mitsotakis u kujdes për t’i ushqyer më tej këto frika që nga dita e tij e parë kur mori pushtetin, duke vendosur të shfuqizojë Ministrinë e Imigracionit dhe vendosjen e emigracionit nën krahun e Ministrisë së Rendit Publik. Simbolizmi në politikë ka rëndësi dhe ky vendim sjell kujtime të këqija nga një e kaluar jo shumë e largët – kur emigrantët u ndoqën në rrugë dhe u trajtuan brutalisht nga policia greke.
Shumë fytyra të Alexis Tsipras
Mitsotakis (kryeministri) dhe Alexis Tsipras (ish kryeministri) mund të shihen si dy tregime politike në shoqërinë aktuale greke.
Mitsotakis vjen nga një dinasti familjare, anëtarët e së cilës kanë qenë në pushtet në Greqi, për të paktën gjysmë shekulli.
Tsipras vjen nga një sfond i klasës së mesme. Ai nuk është i arsimuar në Harvard si Mitsotakis, por ai është një politikan dinak dhe karizmatik i Ballkanit i cili është në gjendje të “ofrojë” persona të ndryshëm për bashkëbisedues të ndryshëm.
Gjatë këtyre katër viteve e gjysmë si kryeministër i Greqisë, ai ka ‘luajtur’ role të ndryshme: shantazhisti i Evropës (me referendumin e shpëtimit të Syriza në vitin 2015, i cili rrezikoi të shndërrohej në Grexit shkatërrues) dhe në të njëjtën kohë, mbrojtësi i ashpër i BE-së.
Ai ka luajtur gjithashtu rolin e udhëheqësit populist anti-kapitalist (me një dobësi për Venezuelën e Chavezit dhe Kubën e Kastros) dhe gjithashtu një mik i kapitalizmit modern; oportunisti i majtë i cili qeveriste në koalicion me një grup kombëtar-populistësh të krahut të djathtë (Grekët e Pavarur) – qeveria e parë në Europën e pasluftës e përbërë nga të majtët dhe ultranacionalistët; dhe burrë-shteti vizionar që arriti Marrëveshjen e Prespës për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë të Greqisë me Maqedoninë e Veriut.
Askush nuk e di me siguri se cila, nga të gjitha këto personalitete politike, do të mbizotërojë në të ardhmen e Tsipras.
Sa i përket Mitsotakis, ai ka qenë në gjendje, deri më tani, t’i mbajë të gjithë të lumtur – centristët dhe ‘ekstremistët’, liberalët dhe neo-të djathtët.
Ai ka premtuar, mbi të gjitha, që ta kthejë Greqinë në rrugën e duhur, financiarisht. Formula e tij për të arritur këtë është mjaft e thjeshtë: ai e do kapitalizmin dhe për këtë arsye kapitalizmi do ta dojë atë përsëri. Mbetet për t’u parë se si kjo çështje dashurie do të evoluojë.
Mitsotakis gjithashtu ka premtuar të luftojë nepotizmin në administratën shtetërore dhe klientelizmin, edhe pse ai vetë është ‘produkt’ i një nepotizmi të tillë dhe kapitalizmi klientelist. A do të kthehet kundër traditës së tij familjare dhe do të flakë një rrugë drejt ringjalljes së vërtetë të zhvillimit social në Greqi?
Marrëveshja e Maqedonisë nxit pakënaqësinë nacionaliste
Pozicioni i Greqisë në Ballkan nuk është më ai i një udhëheqës rajonal, pasi politikanët dhe mediat greke kanë punuar shumë për të minuar rolin udhëheqës të vendit të tyre.
Establishmenti politik grek mbështeti Slobodan Millosheviçin gjatë luftërave jugosllave, duke luajtur rolin e të dyshuarve në shtete të dobëta si Shqipëria dhe Maqedonia. Mediat greke mbeten ende ndër më të pavërtetat kur është fjala për Ballkanin.
Konflikti i pafund mbi emrin e Maqedonisë e bëri Greqinë pjesë të problemeve të Ballkanit dhe jo të zgjidhjes së tyre. Marrëveshja e Prespës që Tsipras kishte guximin të përfundonte – kundër kundërshtimit të fortë të Mitsotakis dhe partisë së tij – më tepër ndihmoi Maqedoninë e Veriut të dilte nga pyjet, sesa Greqinë.
Në vend të kësaj, ajo nxiti një valë të pakënaqësisë nacionaliste në Greqi që mund të kishte luajtur një rol vendimtar në humbjen e Syriza. Le të shpresojmë se Mitsotakis nuk do t’i bëjë gjërat më keq. Nëse qeveria e tij e re vazhdon të luajë me nacionalizëm, në fund ajo mund të ketë një efekt bumerang: një kulm i ultranacionalizmit mund të përballojë një goditje vdekjeprurëse ndaj përpjekjeve greke për rimëkëmbjen ekonomike dhe të luajë në duart e grupeve ekstremiste.
E nisa këtë analizë me një anekdotë rreth kumbarit te së djathtës franceze Jean Marie Le Pen duke vizituar mikun e tij grek Makis Voridis në mesin e viteve 1990.
Që atëherë, ka një det të tërë ndryshimesh. Vajza e Le Pen, Marine Le Pen, ka qenë në gjendje të bëjë Frontin Kombëtar Francez forcën kryesore politike të së drejtës politike në vend.
Makis Voridis, sot një anëtar i spikatur i Demokracisë së Re në pushtet, sapo u bë Ministër i Zhvillimit Bujqësor në qeverinë e re greke.
Midis gjithë kësaj, ai ka paguar shërbimet e tij besnike në një tjetër parti të ekstremit të djathtë, LA.OS. pasi ai dha dorëheqjen nga Front Nacional. Vorides njihet gjerësisht si një anti-semitist i vendosur. Ai në njëfarë mënyre është ai “gishti i keq” që qëndron në qeverinë e re dhe tregon se sa e vështirë do të jetë që zoti Mitsotakis t’i mbajë përgjithmonë të gjithë të lumtur në Partinë e tij, centristët dhe të djathtët e të djathtës, liberalët dhe neo-të djathtët …/Marrë nga BIRN, përkthyer nga Realstory.al
#Gazmend Kapllani është autor dhe gazetar poliglot. Ai jeton dhe jep mësim. Romani i tij i katërt, ‘Wrongland’, i botuar tashmë në gjuhën shqipe dhe greke, do të botohet në frëngjisht në shtator. Ai është gjithashtu gazetar në Greqi dhe shkruan për të përditshmen më të madhe, “TA NEA”.